Albspirit

Media/News/Publishing

Hillary Clinton ka fituar në New York

Cgcx91LWEAED6io

Nuk u shpall aq shpejt sa gara e Republikanëve, por nuk ka më dyshim tani se Hillary Clinton ka fituar në New York, shteti ku ajo banon që nga viti 2000.
Ish-Sekretarja e Shtetit udhëheq garën presidenciale në Partinë Demokrate, por një humbje në New York do të ishte shumë e rëndë për imazhin e saj.
Bernie Sanders luftoi fort, bëri shumë takime, shpenzoi më shumë se rivalja e tij në këtë shtet por duket se nuk ka mundur të ndryshojë modelin e votës që është parë edhe në shumë shtete të tjera. Sipas anketimeve, shumica e të bardhëve kanë votuar për senatorin nga Vermonti, por Hillary Clinton ka dalë në krye në sajë të votës së komuniteteve etnike e racore, afrikano-amerikanëve, hispanikëeve etj.
Shqiptarët në New York bënë gjithashtu shumë fushatë në mbështetje të kandidates Clinton, ndonëse një numër të rinjsh e studentë, ashtu si në 2008, donin një kandidat më të majtë dhe mbështetën Bernie Sanders.
Hillary Clinton duket se ka fituar në të gjitha zonat ku jetojnë shqiptarët, sidomos në Bronx, ku ka marrë mbi 70% të votës, por edhe në Brooklyn, ku Sanders dukej se kishte mbështetjen më të fortë.

Please follow and like us: