Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenia e Robert De Niros

50 fakte të veçanta nga jeta e Robert De Niros

Jeta e aktorit të madh të Hollywood-it që theu edhe Marlon Brandon: Mposhtja e kancerit dhe sakrificat për filmat

Robert De Niro cilësohet nga kritika si aktori më i kompletuar i të gjitha kohërave, i aftë të kalojë nga regjistri brilant në atë dramatik krejt natyrshëm dhe gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë veten për të hyrë në një rol (shtoi 30 kg për filmin “Demi i tërbuar”), mes viteve ‘70 dhe ‘90 De Niro ka qenë protagonist i një serie kryeveprash impresionuese, nga “Godfather–Part II” te “Taxi Driver”, duke kaluar tek “The Untouchables” dhe “Once Upon a Time in America”. Aktori i preferuar për Martin Scorsesen, me të cilin ka punuar shumë herë, nga “Mean Streets” (1972) te “Casinò” (1995), i lançuar më pas nga Brian De Palma me “The Wedding Party!” (1968), De Niro ka punuar me të gjithë regjisorët më të mëdhenj të një brezi të papërsëritshëm. Në kurrikulumin e tij figurojnë emra si Elia Kaza, Sergio Leone, Michael Cimino, Alan Parker, Francis Ford Coppola… Dhe për të gjithë është vënë në dispozicion duke ndërtuar për çdo rast personazhe me profile dhe aspekt fizik të ndryshëm. Të interpretonte rolin e të riut Michael Corleone apo djallin vetë, Luis Cifer (“Angel Heart”), që të futej në rolin e një arkitekti të martuar që gjen në librari një grua e cila e bën të bie në dashuri me të (“The Big Wedding”) apo në atë të ish-i dënuarit të çmendur që kërkon të hakmerret ndaj avokatit që nuk e mbrojti siç duhej (“Cape Fear”), De Niro ka arritur që në çdo rast të mahnisë për intensitetin dhe aftësinë e metamorfozës.

Robert De Niro ne moshe te reJeta e hershme

De Niro lindi në New York, i biri i Virginia Admiral, piktore dhe Robert De Niro Sr një piktor dhe skulptor ekspresionist abstrakt. Babai i tij ishte me origjinë italiane dhe irlandeze, ndërsa e ëma me origjinë angleze, gjermane dhe franceze. Stërgjyshi i tij italian kishte emigruar nga Ferrazzano, provincë e Campobasso, Molise, ndërsa gjyshja e tij nga babai, Helen O’Reilly, ishte vajza e një emigranti nga Irlanda. Prindërit e De Niros, të cilët ishin njohur gjatë leksioneve të pikturës në Hans Hofmann, provincë e Massachusetts, u divorcuan kur ai ishte 2 vjeç. De Niro u rrit në një zonë të vogël italiane në Manhattan. Nofka e tij gjatë fëmijërisë ishte “Booby Milk” në saj të tipareve të tij të zbehta. De Niro në fillim ndoqi shkollën “Little Red School House”, një divizion i njohur zyrtarisht “Shkolla e Performimit të Arteve: Gjimnazi i muzikës dhe i Artit Fiorello H. La Guardia, e frekuentuar gjithashtu nga miku i tij në filmin Kumbari, Al Paçino. Ai e la shkollën në moshën 13-vjeçare dhe u bashkua më gangsterët e rrugës “Little Italy”. Më pas ndoqi Konservatorin Stella Adler dhe gjithashtu Studion e Aktrimit të Lee Strasberg anëtarësinë e së cilës e përdori si avantazh profesional. Në moshën 16-vjeçare ai drejtoi një produksion të Chekhov-it “Ariu”.


Karriera kinematografike

Roli i parë në një film i De Niros në bashkëpunim me Brian De Palma, i doli në vitin 1963, në moshën 20-vjeçare kur ai u shfaq në filmin “Festa e Martesës”; megjithatë filmi doli në treg vetëm pas vitit 1969. Pjesën më të madhe të viteve ’60 ai i kaloi duke punuar në teatër dhe disa produksion off – Broadway. Ai fitoi popullaritet dhe vëmendje me rolin e tij si një lojtar bejzbolli në prag të vdekjes në filmin “Bjerini Daulles me Ngadalë” (1973). Në të njëjtin vit, ai filloi bashkëpunimin e frytshëm më Scorcese kur luajti rolin memorial të Johnny Boy përkrah Harvey Keitel si Charlie në filmin “Rrugët Kryesore”. Në vitin 1974, De Niro luajti rolin kryesor në “Kumbari II” të Francis Coppola, duke portretizuar Don Vito Corleone, kur ishte i ri. Performanca e tij e bëri të fitonte çmimin e parë Oscar, duke folur vetëm gjuhë të huaj (siçiliane). Pas punës së tij me Scorsese në “Rrugët Kryesore”, ai pati disa bashkëpunime të tjera mjaft të suksesshme si psh: “The Taxi Driver” (1967), “Ranging Bull” (1980), “Mbreti i Komedisë” (1983), “Goodfellas” (1990), “Casino” (1995), etj. Në shumicën e filmave të tij, De Niro, ka portretizuar psikopatë tërheqës. Filmi “Taxi Driver” ka qenë veçanërisht shumë i rëndësishëm për karrierën e De Niros. Performanca e tij si Travis Bickle e bëri një yll kinemaje dhe e lidhi përgjithmonë emrin e tij me monologun e famshëm të Bikle-s “You talkin’ to me?” (Po flet me mua?) të cilin De Niro e improvizoi gjatë xhirimeve. Për shkak të përkushtimit të tij ndaj roleve (e cili buronte edhe nga aktrimi i tij metodik), De Niro shtoi 25 kg në peshë dhe mësoi si të luante boks për të protretizuar Jack La Motta në “Rangning Bulls”; lëshoi dhëmbët për “Cape Fear”; jetoi në Siçili për “Kumbari II”; punoi si shoqërues taksie për 3 muaj për “The Taxi Driver”; dhe mësoi t’i binte saksofonit për “New York, New York”. Metoda e aktrimit të De Niros përfshin përdorimin e çdo taktike, sado ekstreme, që ai mendon është e nevojshme për të nxjerrë performancën më të mirë edhe nga ata me të cilët ai luan. Për shembull, gjatë xhirimeve te “Mbreti i Komedisë”, ai i drejtohej aktorit Jerry Lewis me një sërë epitetesh ofenduese për të çliruar inatin që duhet të karakterizonte personazhin e tij në film. Sipas gazetës “People”kjo teknikë ishte e suksesshme. Lewis kujton, “Për një moment harroja që kisha kamerat rreth e qark, isha gati t’i kapja për fyti”.

Duke patur frikë se po shndërrohej në një aktor prototip gangsteri, De Niro, filloi të merrte pjesë në disa filma komikë. Nga mesi i viteve ’80 ai zbuloi se kishte gjithashtu talent edhe për role të tilla, si p.sh., në filmin “Brazil” (1985) në të cilin kishte një rol të vogël; komedia aksion “Midnight Run” (1988); “Showtime” (2002) përkrah Eddie Murphy;, “Takim me Fockers” (2004), etj.

Në vitin 1995, De Niro luajti rolin kryesor në filmin “Heat” të Michael Mann, përkrah mikut të tij, Al Pacino. Dyshja magjike tërhoqi vëmendjen e publikut aq shumë, sa nuk krahasohej me asnjë rol në të gjithë karrierën e tyre. Edhe pse De Niro dhe Paçino ishin të dy aktorë kryesorë në filmin “Kumbari II”, nuk ishin shfaqur në asnjë skenë së bashku. Po me Al Pacinon ai realizoi një kryevepër tjetër, filmin “Righetous Kill”.

Robert De Niro ne filmin KumbariDe Niro-Brando

De Niro dhe Marlon Brando janë të vetmit aktorë, të cilët kanë fituar çmim Oscar për portretizimin e të njëjtit karakter. Brando fitoi çmimin për rolin e Don Vito Corleones kur ishte i vjetër (edhe pse më pas ai e ktheu çmimin) në filmin “Kumbari” dhe më pas De Niro e fitoi për rolin e Corleones kur ishte parë në “Kumbari II”. Brando dhe De Niro u shfaqën të dy në ekran për herë të parë dhe të vetme, në fillim “Rezultati” (2001).

Jeta personale

De Niro ka një djalë, Raphael, me gruan e tij të parë Diahnne Abbott. Ai gjithashtu adoptoi vajzën Diahnnes (nga një marrëdhënie e mëparshme), Drena. Më pas, pati dy djem binjakë, Julian Henry dhe Aaron Kendrick (të ngjizur me anë të fertilizimit artificial), nga një marrëdhënie e gjatë me modelen Toukie Smith. De Niro gjithashtu ka një djalë me gruan e tij aktuale Grace Hightower. Në vitin 1997, De Niro u martua me gruan e tij të dytë, Grace Hightower (stjuardesë). Në shkurt të vitit 1998, gjatë një xhirimi filmi në Francë, De Niro është marrë në pyetje për nëntë orë rresht nga një prokuror rreth një rrjeti prostitucioni. De Niro mohoi çdo përfshirje me të duke deklaruar se nuk ka dhënë kurrë para për seks “… edhe nëse do të kisha dhënë, nuk do të kishte qenë një krim”. Prokurori e ka marrë në pyetje, pasi emri i tij ishte përmendur prej njërës nga vajzat e prostituara. Në një intervistë për një gazetë franceze “Le Mond” ai ka thënë: “Nuk do të kthehem më kurrë në Francë. Madje do të këshilloj të gjithë miqtë e mi që të mos vijnë. Ju lutem t’i riktheni mbrapsht “Legjionin e Nderit” ambasadorit tuaj sa më shpejt të jetë e mundur”. Burimet ligjore franceze deklaruan, se aktori ishte trajtuar si dëshmitar i mundshëm dhe jo si i dyshuar.

Mposhti kancerin

Në vitin 2003, De Niro u diagnostikua me kancer të prostatës. I ati i De Niros vdiq në vitin 1993, në moshën 71-vjeçare nga kanceri i prostatës. “Në nëntor të 2003 u diagnostikova me kancer në prostatë. Një rast tipik për një burrë të moshës 60 vjeç, aq sa isha atëherë. Babai im Robert De Niro senior, vdiq nga kanceri në prostatë. Diferenca mes meje dhe atij? Babai im i urrente mjekët, spitale, analizat. Ky qe fakti që ai u diagnostifikua me vonesë për të pasur mundësi ndërhyrje më pas. Ndërsa unë bëj check up rregullisht, për këtë arsye sëmundja ime u zbuluar shpejt dhe u shërova”, deklaroi de Niro në një intervistë vitin e kaluar, duke u bërë apel të gjithë meshkujve që të bëjnë kontrolle sa më shpesh”.


50 faktet nga jeta e Robert De Niros

1. Robert De NirRobert De Niro, 2014o lindi më 17 gusht 1943 në New York City, New York, SHBA. Është aktor, regjisor dhe producent filmi.

2. Ka qenë plot 6 herë kandidat për çmimin Oskar, duke e fituar atë dy herë, njëherë për filmin “Kumbari” dhe një për “Demin e tërbuar”

3. Është katolik  dhe është i gjatë 177 centimetra

4. Babai i tij ishte një piktor, me origjinë gjysëm italiane dhe gjysëm irlandez. E ëma, Virginia Admiral, ishte piktore dhe poete,

5. Në filmin “Kumbari-Pjesa II”, luan rolin e Vito Corleones duke folur në gjuhën siçiliane.

6. Për filmin “Demi i tërbuar” shtoi 34 kilogramë duke ngrënë spageti dhe akullore dhe nisi të kishte problemi më shëndetin. Regjisori Martin Scorsese e xhiroi filmin me shpejtësi për t’i lejuar aktorit të dobësohej sa më shpejt.

7. Në vitin 2002 së bashku me Jane Rosenthal, Robert De Niro kontribuoi në lindjen e “TriBeCa Film Festival” të Nju Jorkut. Qëllimi kryesor ishte të rivitalizonte Manhatanin pas sulmeve të 11 shtatorit, por shumë shpejt ky Festival u bë i famshëm në të gjithë botën.

8. De Niro është shumë i lidhur me Joe Pescin dhe Sean Penn, dy nga miqtë e tij më të mirë.

9. Përveç aktor, De Niro eshët edhe regjisor: Bronx (1993) dhe The Good Shepherd (2006)

10. Martin Scorsese dhe Robert De Niro kanë bashkëpunuar në tetë filma që nga 1973; Mean Streets, Taxi Driver, Neë York, Raging Bull, The King of Comedy, Goodfellas, Cape Fear dhe Casino.

11. Ndërkohë që ai rritej në Little Italy, Neë York nofka e tij ishte Bobi qumështi sepse ai ishte shumë i zbehtë.

12. Ai është shfaqur në më shumë se 90 filma, në më tepër se tetë studio produksioni duke përfshirë Grudge Match dhe Sylvester Stallone.

13. Ai ka ditëlindjen në një ditë me Sean Penn, mikun e tij më të ngushtë

14. Kur fitoi Oskarin për filmin “Demi i tërbuar”, në fjalimin e tij të pranimit të çmimit ai falënderoi Joey La Motta, vëllanë e Jake të cilin ai paraqiste në film.

15. Ai u martua dy herë dhe pati gjashtë fëmijë përfshirë vajzën e adoptuar Drena De Niro, të cilën e kishte nga një lidhje e jashtëligjshme.

16. De Niro dhe Marlon Brando janë të vetmit aktorë, të cilët kanë fituar çmim Oscar për portretizimin e të njëjtit karakter. Brando fitoi çmimin për rolin e Don Vito Corleones kur ishte i vjetër (edhe pse më pas ai e ktheu çmimin) në filmin “Kumbari” dhe më pas De Niro e fitoi për rolin e Corleones kur ishte parë në “Kumbari II”.

17. Ai u rrit vetëm disa blloqe ndërtesash larg regjisorit të tij Martin Scorsese, por ata u njohën me njëri-tjetrin shumë më vonë.

18. Ai është bashkëpronar i restoranteve të pëlqyer nga të njerëzit e famshëm: Nobu dhe Tribeca Grill.

19. Ai është i pari performues që fiton një Oscar në vazhdim të të njëjtit rol këtë herë “Kumbari”, pjesa 2.

20. Ai pagoi një dentist që t’i bënte lëmsh dhëmbët e tij për rolin e të çmendurit Max Cady në filmin “Cape Fear” dhe pastaj pagoi akoma më shumë për t’i kthyer në gjendje normale.

21. Ai bazoi lëvizjen e Travis Bickle në Taxi Driver tek lëvizjet e gaforres sepse ai e imagjinonte kështu lëvizjen nga një anë në tjetrën.

22. De Niro gjithashtu ka punuar si taksist për t’u parapërgatitur për rolin e Bickle.

23. Skena e famshme ku Bickle flet me veten në pasqyrë është tërësisht e krijuar nga ai. Performanca e tij si Travis Bickle e bëri një yll kinemaje dhe e lidhi përgjithmonë emrin e tij me monologun e famshëm të Bikle-s “You talkin’ to me?” (Po flet me mua?) të cilin De Niro e improvizoi gjatë xhirimeve. Skenari thjesht sugjeronte: ‘Travis shiko në pasqyrë’.

Robert De Niro me Al Pacinon24. Në përballjen me të famshmin Paçino në skenën në restorant nuk pati prova. De Niro thotë që skena nuk duhet të ishte e njohur nga personazhet kështu përballja do të ngjante sa më reale.

25. De Niro ka shpjeguar gjatë një interviste se skena në Deer Hunter ku personazhi i tij viziton një mik në spital ka qenë skena më emocionuese madje atij i rrjedhin lotë dhe kur flet për të.

26. Gjatë një skene mësimi boksi tek filmi “Demi i tërbuar”, De Niro i thyen një brinjë Joe Pescit.

27. Vëllezërit e ekranit De Niro dhe Pesci kanë jetuar dhe janë trajnuar së bashku ndërkohë që po xhirohej “Demi i tërbuar”.

28. Fjala më e pisët e De Niros (të q…) është shqiptuar rreth 114 herë gjatë filmit “Demi i tërbuar”, veçanërisht në skenat e improvizuara. Me Kumbari e theu këtë rekord me 296 sharje. Por për t’i thyer të dyja këto është filmi Casino ku kjo sharje është përdorur 428 herë.

29. Plot 80 makina u shkatërruan gjatë xhirimeve të filmit Ronin. Tre aktorë nga Ronin kanë luajtur dhe tek “Bond villains”. Sean Bean, Michael Lonsdale dhe Jonathan Price.

30. De Niro ishte ylli në filmin e fundit të regjisorit Sergio Leone, Once Upon a Time in America.

31. Për rolin e monstrës tek Frankenshtain, De Niro ka studiuar fjalët e viktimave të goditura.

32. Robert De Niro dhe Michelle Pfeiffer e zhvillojnë akoma më tej historinë e filmit me gangsterë, kur luajtën së bashku në rolin e burrit të një gruaje të familjes mafioze që vihet nën mbrojtjen e drejtësisë në filmin komedi-krim “The Family”.

33. De Niro bëri debutimin e tij regjisorial me “A Bronx Tale”, debutim që ai ia dedikoi babain të tij.

34. Ndryshe nga filmi “Demi i tërbuar” ku ai fitoi peshë, tek filmi “Të paprekshmit” ai ka përdorur mbushje për të luajtur rolin e Al Capone. Skena në të cilën Capone nxjerr një shkop bejzbolli gjatë darkës është bazuar nga një incident në jetën reale. Ai preu dhe vijën e flokëve për të luajtur Al Caponen tek “Të Paprekshmit”.

35. De Niro është tejet i turpshëm nga shtypi. Kur ai dha një intervistë tek revista Esquire, gazetarit i është dhënë një listë me tema paraprakisht që përfshinin politikën dhe koleksionin e verës të aktorit.

36. Robert De Niro u mund nga një sondazh i Channel 4 për të gjetur aktorin më të mirë të të gjitha kohërave, De Niro doli numri dy. Dhe i pari? Al Pacino.

37. “Mua nuk më pëlqen të shikoj filmat e mi, më zë gjumi përnjëherësh”, ka thënë De Niro për filmat e vet.

38. “Një nga gjërat e aktrimit është se të lejon që të jetosh jetën e njerëzve të tjerë, pa pasur nevojë të paguash çmimin”, ka thënë De Niro në një intervistë.

39. Një nga aforizmat më të bukura të De Niros është kjo thënie: “Njeriu mëson dy gjërat më të mëdha në jetë, kurrë mos ua ktheni shpinën miqve tuaj, dhe gjithmonë mbajeni mbyllur gojën”.

40. Metoda e aktrimit të De Niros përfshin përdorimin e çdo taktike, sado ekstreme, që ai mendon është e nevojshme për të nxjerrë performancën më të mirë edhe nga ata me të cilët ai luan.

41. Në vitin 1995, De Niro luajti rolin kryesor në filmin “Heat” të Michael Mann, përkrah mikut të tij, Al Pacino.  Dyshja magjike tërhoqi vëmendjen e publikut aq shumë, sa nuk krahasohej me asnjë rol në të gjithë karrierën e tyre. Edhe pse De Niro dhe Paçino ishin të dy aktorë kryesorë në filmin “Kumbari II”, nuk ishin shfaqur në asnjë skenë së bashku. Po me Al Pacinon ai realizoi një kryevepër tjetër, filmin “Righetous Kill”.

42. Në vitin 2004, De Niro bëri zërin e Don Lino, antagonisti në filmin e animuar “Shark Tale, kundër Will Smith. Kjo ishte eksperienca e parë e De Niros si aktor zëri.

43. Në shkurt të vitit 1998, gjatë një xhirimi filmi në Francë, De Niro është marrë në pyetje për nëntë orë rresht nga një prokuror rreth një rrjeti prostitucioni. De Niro mohoi çdo përfshirje me të duke deklaruar se nuk ka dhënë kurrë para për seks “… edhe nëse do të kisha dhënë, nuk do të kishte qenë një krim”.

44. Në një intervistë për një gazetë franceze “Le Mond” ai ka thënë: “Nuk do të kthehem më kurrë në Francë. Madje do të këshilloj të gjithë miqtë e mi që të mos vijnë. Ju lutem t’i riktheni mbrapsht “Legjionin e Nderit” ambasadorit tuaj sa më shpejt të jetë e mundur”.  Burimet ligjore franceze deklaruan, se aktori ishte trajtuar si dëshmitar i mundshëm dhe jo si i dyshuar.

45. Në vitin 2003, De Niro u diagnostikua me kancer të prostatës. I ati i De Niros vdiq në vitin 1993, në moshën 71-vjeçare nga kanceri i prostatës.

46. “Në nëntor të 2003 u diagnostikova me kancer në prostatë. Një rast tipik për një burrë të moshës 60 vjeç, aq sa isha atëherë. Babai im Robert De Niro senior, vdiq nga kanceri në prostatë. Diferenca mes meje dhe atij? Babai im i urrente mjekët, spitale, analizat. Ky qe fakti që ai u diagnostifikua me vonesë për të pasur mundësi ndërhyrje më pas. Ndërsa unë bëj check up rregullisht, për këtë arsye sëmundja ime u zbuluar shpejt dhe u shërova”, deklaroi de Niro në një intervistë vitin e kaluar, duke u bërë apel të gjithë meshkujve që të bëjnë kontrolle sa më shpesh”.

47. De Niro ishte gati të bëhej një qytetar nderi në Itali në Festivalin e Filmit në Venecia në shtator 2004. Megjithatë, “Bijtë e Italisë” ngritën një protestë së bashku me kryeministrin e asaj kohe, Silvio Berlusconi, duke thënë se De Niro u kishte dëmtuar imazhin italianëve dhe italo-amerikanëve, duke i portretizuar shpeshherë me role kriminale. Robert De Niro për t’u dhënë fund spekulimeve deklaroi se: “Gjëja e fundit që dua të bëj është të ofendoj njëri. Unë e dashuroj Italinë”. De Niro më në fund u shpall qytetar nderi më 21 Tetor 2006 gjatë finales së Festivalit të Filmit në Romë.

48. Qyteti i preferuar i De Niros është New York, sepse siç thotë ai “mund të ulem qetësisht në një bar për të vëzhguar me orë të tëra njerëzit pa më shqetësuar askush.

49, “Njeriu mëson dy gjërat më të mëdha në jetë, kurrë mos ua ktheni shpinën miqve tuaj, dhe gjithmonë mbajeni mbyllur gojën”, është një ndër shprehjet më të njohura të De Niros.

50. Dhe për ta mbyllur me një tjetër thënie brilante të De Niros: Ju do të keni kohë për të pushuar kur të jeni të vdekur.

Please follow and like us: