Albspirit

Media/News/Publishing

Anijet luftarake turke në Ukrainë

Anijet luftarake turke të Komandës së Forcave Deatare, TCG Salihreis (F-246) dhe TCG Bartın (F-504) kanë marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët me flotën ukrainase në Detin e Zi.
Flota turke

Nën hijen e tensionit të fundit 6-mujor ndërmjet Turqisë dhe Rusisë anijet luftarake turke morën pjesë në një stërvitje në Ukrainë. Gjatë ankorimit në portin e Odesës anijet u prit nga një delegacion ushtarak. Fakti që Krimeja e Ukrainës sot e pushtuar nga Rusia, ndodhet vetëm disa dhjetëra milje larg Odesës shkaktoi edhe një situatë interesante. Anijet luftarake turke dhe ato ruse u përballën në Detin e Zi. Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) në muajin shkurt kishte vizituar Ukrainën me një delegacion të madh dhe kishte realizuar këtu kontakte të ndryshme. Kryeministri turk kishte kritikuar me fjalë të ashpra qëndrimin agresiv të Rusisë në rajon dhe për Krimenë kishte dhënë këtë mesazh: “pushtimi duhet të marrë fund”.

Please follow and like us: