Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalen akrepat e Big Ben

Big Ben-i i famshëm në Londër do të pushojë për disa muaj, pasi do të riparohet, pas një periudhe shumë të gjatë kohe.

 

Ndalen akrepat e Big Ben-it

Big Ben-i i famshëm në Londër do të pushojë për disa muaj, pasi do të riparohet, pas një periudhe shumë të gjatë kohe.

“Edhe kambanat e Big Ben-it, që peshojnë 13,5 tonë do të pushojnë”, thanë zyrtarë britanikë.

Puna do të nisë në janar 2017 dhe do të zgjasë disa muaj, ku do të punohet në pjesën e orës dhe kullës së dëmtuar.

“Kulla nuk është dëmtuar shumë, por do të bëhej më keq nëse nuk do të vepronim”, tha Steve Jaggs, përgjegjës në Big Ben.

Punimet do të kushtojnë 42 milionë dollarë.

Kulla njihet me emrin Big Ben edhe pse ky është emri i njërës prej pesë kambanave. Zëri i tyre u bë i famshëm nga BBC-ja gjatë kohës së luftës dhe edhe sot dëgjohet çdo orë. Ora e famshme është ideuar nga Edmoond Beckett Denisson.

Please follow and like us: