Albspirit

Media/News/Publishing

Ekspozitë në Buenos Aires për nder… të tablove false!

io

Kopje të shëmtuara ose të realizuara më së miri, 40 vepra arti në kundërshtim me të drejtën e autorit, të piktorëve të famshëm latino-amerikanë ndodhen aktualisht të ekspozuara në Buenos Aires, një nismë e organizuar nga qeveria për të vënë alarmin ndaj falsifikimeve.

Ekspozita e ngritur vetëm disa metra nga zyra e Ministrisë argjentinas të Buxhetit mbahet gjithsesi nën një mbikëqyrje hermetike nga ana e punonjësve të Interpolit, jo për nga vlera artistike e veprave të paraqitura, por si dëshmi e një krimi. Dyzet tablo në vaj, akuarel dhe gravura të ndryshme janë pjesë e një operacionit të kryer së fundmi nga forcat e policisë kundër një grupi falsifikatorësh, që mundësoi konfiskimin e 240 tablove gati për t’u hedhur në treg. “Disa kopje janë vulgare, disa të tjera shumë të mira. Por ato ekzistojnë, përderisa ka një treg për shitjen e tyre”, sqaroi për median Mario Naranjo, koordinator i Departamentit të Pasurisë Kulturore në Ministrinë e Buxhetit, që ka menduar për organizimin e kësaj ekspozite të pazakontë në Argjentinë në formë paralajmërimi për publikun e gjerë për trafikun e paligjshëm të artit.

Please follow and like us: