Albspirit

Media/News/Publishing

Incidente të dhunshme në fushatën e Tramp

tramp1Incidente të dhunshme janë shënuar në Kaliforni gjatë një fjalimi të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë Donald Tramp. Qindra protestues kundër Trampit u grumbulluan përpara një amfiteatri, ku ai do të mbante fjalimin e radhës. Ata hodhën gurë mbi forcat e rendit dhe autoveturat, ndërkohë që në përfundim të protestës u arrestuan 20 persona.
Protestuesit dhunuan makinat e policisë, duke thyer xhamat në përpjekje për të përmbysur njërën prej tyre.
Please follow and like us: