Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkimet për kancerin

APTOPIX Vatican Pope Biden

Nënpresidenti amerikan Joe Biden mori sot pjesë në një konferencë mjekësore në Vatikan, me synimin për ta përqëndruar vëmendjen e komunitetit botëror tek kërkimet për kancerin. Nënpresidenti Biden më parë i ka nxitur përpjekjet në këtë fushë në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha në konferencë se “kanceri është “një urgjencë e përhershme” dhe bëri thirrje për shpejtimin e ritmit të zbulimit dhe përdorimit të mjekimeve të reja.

Vitin e kaluar, zoti Biden humbi djalin e tij, Beau Biden, ish-prokuror i përgjithshëm i shtetit Delauer, nga kanceri në tru. Disa muaj më vonë ai deklaroi një projekt madhor për gjetjen e një kure për kancerin, kur bëri të njohur se nuk do të kandidonte për president.

Sipas Shoqatës amerikane të Kancerit, në vitin 2016 do të diagnostikohen rreth 1 milion e 685,210 raste të reja kanceri në Shtetet e Bashkuara dhe 595,690 prej këtyre pacientëve do të vdesin.  /VOA/

Please follow and like us: