Albspirit

Media/News/Publishing

Miliarderi tërhiqet nga Apple

appleInvestitori miliarder, Carl Icahn, ka shitur të gjitha aksionet e tij tek kompania Apple pas shqetësimeve për perspektivën e firmës teknologjike në Kinë. Sipas BBC, ka raportime se Icahn ka bërë 2 miliardë dollarë nga shitja e aksioneve të tij tek Apple. Në një pikë vitin e shkuar, ai kishte në pronësi 53 milionë aksione me vlerë 6.5 miliardë dollarë. Për shitjen e aksioneve ai fajësoi ngadalësimin e ekonomisë kineze dhe shqetësimin për ndërhyrje të mundshme të qeverisë. Në mars të këtij viti, Kina miratoi një ligj që kërkon që çdo përmbajtje që ekspozohet në Kinë, të ruhet në servera me qendër në Kinë. Si rezultat, Apple mbylli shërbimet e saj iBooks dhe iTunes. Në fillim të këtij jave, Apple raportoi një rënie prej 13 përqind në shitjet për tremujorin e dytë, pasi shënoi rënie shitja e celularëve iPhone. Icahn tha se ka folur me shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook për shitjen e aksioneve. “I telefonova në mëngjes dhe i thashë. Ai ishte pak i shqetësuar, normalisht. Por i thashë se është një kompani e madhe”. Icahn nisi të blinte aksionet e Apple në vitin 2013, kur një aksion këmbehej me 68 dollarë. Të martën, një aksion u shit me 94 dollarë, një rënie prej 3 përqind.

Please follow and like us: