Albspirit

Media/News/Publishing

Logoja e këtij shqiptari do të përdoret nga të gjitha Ambasadat e SHBA në botë

 Image result for Antian Asllani logo

Njihuni me Antian Asllanin. Djaloshin nga Peja i cili fitoi garën ndërkombëtare të lancuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për dizajnimin e logos për nder të ditës botërore të lirisë së shtypit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë me anë të një postimi në faqen zyrtare poston foton e djaloshit. “Logoja e Antianit do të përdoret në të gjitha ambasadat amerikane nëpër botë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit që është me datë 3 maj, dhe gjatë vitit për ta promovuar lirinë e medias. Bashkohuni në urimet tona për këtë arritje madhështore të Antianit dhe shpërndajeni me miq,” thuhet në postimin e ambasadës amerikane”.

Please follow and like us: