Albspirit

Media/News/Publishing

Femrat e pabesa në historinë e letërsisë

Përpara se t’i dhuroni një libër bashkëshorteve ose të fejuarave bëni kujdes: historia e letërsisë është e mbushur me gra të pabesa. Kjo këshillë vlen, sepse personazhet e librave mund t’i frymëzojnë ato. Këtu kemi tregua 10 nga personazhet e këtyre fiksioneve. Por lista do të ishte akoma më e gjatë.

Ana Karenina e Leon Tolstoit

E gjitha ndodhi si pasojë e takimit të trenave ku ishin Ana Karenina, grua e martuar, dhe bukuroshi Vronskij, i cili fillon të këmbëngulë për të. Në këtë kohë, Ana i dorëzohet bukurisë së Vronskit, duke përfituar nga shpërqendrimi i bashkëshortit të saj në punë si funksionar i qeverisë. Por as hekurudhat, dhe as tradhtia nuk do t’i sjellin fat protagonistes së këtij tregimi klasik të paharrueshëm.

Madam Bovari e Gustav Flobertit

Një grua e pabesë dhe protagonistja e një tjetër romani të letërsisë europiane të viteve 1800. Ema martohet me një burrë naiv dhe pa shije, Çarls Bovari. Ai, në këmbim të përkushtimit, merr nga gruaja e tij gënjeshtra të pafundme dhe tradhtinë e vazhdueshme me një varg burrash të tjerë. Kurse ai, do ta kuptojë këtë gjë, por atëherë është shumë vonë.

Kiti i William Somerset Maugham (Velloja e pikturuar)

Historia e një çifti britanik, që zhvendoset në Lindje për të gjetur punë. Ajo, e cila është një grua vërtet e këndshme, e tradhton burrin e saj me dikë tjetër, i cili ishte gjithashtu i martuar. Kiti i rrëfen çdo gjë të shoqit, e bindur që i dashuri i ri do të divorcohej si ajo, dhe të dy bashkë do të arratiseshin. Por gabon. Dhe ky është vetëm fillimi i një prej romaneve më të mira të letërsisë angleze të shekullit të viteve 1900.

Xhinevra

Tradhtia mitike, e treguar në shumë libra, të tregimeve mesjetare dhe më pas e ritreguar në dhjetëra vepra letrare nga shekulli i 12 deri në romanet e sotëm. Xhinevra është gruaja e bukur e mbretit Artur, por që më pas e tradhton me Lançilotin, kalorësin më të pashëm të “Tavolinës Rrethore”.

Françeska e Dante Aligerit (Ferri, kënga e 5-të)

Tradhtia më e famshme e letërsisë italiane mbetet Françeska nga Rimini, e trajtuar nga Dante Aligeri në këngën e pestë të veprës Ferri, atë të cilën, për fat, e njohim që kur na e kanë treguar në shkollë. Françeska dhe dashnori i saj, Paolo, kapen në flagrancë nga i shoqi i Françeskës, i cili është dhe vëllai i Paolos. Ai i vrau ata, duke i çuar në rrathët “e ferrit”, të bashkuar përgjithmonë.

Margarita e Mikhail Bulgakov-it. (Profesori dhe Margarita)

Margarita, një grua jo e lumtur, tradhton burrin e saj të pavlerë me “Profesorin”. Dhe për më tepër del komplet nudo nga shtëpia, fluturon mbi çatitë e qytetit, braktis çmendurinë e një feste djallëzore në të cilën ajo është vetë mbretëresha. Së bashku me macet që flasin dhe djajtë.

Helena e Trojës (Homeri, Iliada)

Shembull i tradhtisë ekzemplare. Por në Iliadën e Omerit, Helena tregohet si një grua e trishtuar, viktimë e vetë bukurisë së saj dhe magjisë që Perëndesha e Bukurisë, Afërdita, i ka dhuruar. Nuk ishte Helena ajo që donte të tradhtonte burrin e saj, Menelaun me Paridin, të cilin e përçmonte. Në këngën e gjashtë, Helena e trajton Paridin si një frikacak, dhe preferon më shumë kunatin e saj, Hektorin.

Hesteri i Nathaniel Hawthorne (Letra e ndezur)

Edhe në këtë rast, gruaja e pabesë nuk has një fund të lumtur. Atë e gjejmë të vdekur nga një dënim me vdekje për tradhti bashkëshortore në Amerikën puritane të asaj kohe. Letra e shkruar është pikënisja e tradhtisë: Hesterit i duhet të përballet me turpin e fajit përballë komunitetit, sa herë që del nga shtëpia. Por libri i Haëthorne është në realitet një denoncim kundër mosrespektit bashkëshortor që tregohej gjatë asaj kohe. Romani ka qenë i suksesshëm që në edicionin e tij të parë.

Dona Flor Guimaraes e Jorge Amado-s, (Donna Flor dhe dy bashkëshortët e saj)

Tradhtitë në letërsi dinë të përfundojnë edhe në lumturi : Donna Flor,  tradhton burrin e saj të parë me të dytin. Dhe ky i fundit, Valdinho, jo vetëm që është një dashnor i zjarrtë por, ai rezulton dhe i vdekur. Lidhjet jashtë-martesore, në tregimin e Amado-s, janë të shpeshta: nga Teresa Batista e lodhur nga lufta, mulatja e shkëlqyer e martuar me një latifond të pasur, por që e tradhton me një djalosh të ri…e derit te Gabriella Garofano dhe Cannella, e kapur në shtrat me mikun më të ngushtë të burrit.

Connie Chatterley i David Herbert Lawrence-t (I dashuri i zonjës Chatterley)

Gruaja më e pabesë e letërsisë së viteve 900’,mund të jetë Zonja Chatterley: Pas një rinie të kaluar si rebele, martohet me aristokratin Cliffor Chaterley, që është i pasur dhe i nderuar por që shumë shpejt tregon se është jo i përshtatshëm për të përmbushur detyrat martesore. Për këtë arsye, Zonja, e konsideron një atë një idiot, dhe e tradhton herë pas here me një burrë të pashëm, me të cilin ka një lidhje të bazuar në tërheqjen fizike.

Please follow and like us: