Albspirit

Media/News/Publishing

Charlize Theron kundër diskriminimit!

Ajo i ka mbushur 40 vjeçe që prej gushtit të shkuar dhe vazhdon të duket gjithnjë e më shumë e bukur, por Charlize Theron e pranon që ka frikë nga plakja.

Aktorja nga Afrika e Jugut, në një intervistë për revistën ‘GQ’, thotë se duhet marrë shumë seriozisht ‘diskriminimi’ i femrave pasi mbushin 40-vjeç sidomos në Hollivud.

Charlize Theron 1“Ne jetojmë në një shoqëri, ku mosha e një femre është diçka problematike ndërsa me një mashkull ndodh e kundërta. Do të gënjeja nëse do të thosha se askush nuk shqetësohet kur një femër plaket, dhe një femër e plakur është njësoj si një mashkull i plakur në të njëjtën moshë, – shpjegon Theron. – Dua të them që janë disa standarde jo realiste. Problemi më i madh nis me faktin se si do të duket një femër kur ajo të mbush 40 vjeç”.

 

Please follow and like us: