Albspirit

Media/News/Publishing

Del në shitje diamanti më i madh në botë

Nxirret në shitje diamanti më i madh në botë, kjo është vlera e tij (Foto/Video)

“Lesedi la Rona”, diamanti më i madh i zbuluar në më shumë se 100 vjet, do të nxirret në ankand në Londër muajin e ardhshëm, dhe pritet të shitet për më shumë se 70 milionë euro, ka bërë të ditur të mërkurën shtëpia ndërkombëtare e ankandeve Sotheby’s.

Para ankandit që do të mbahet më 29 qershor, diamanti prej 1.190 karatësh është ekspozuar në zyrat e Sotheby’s në Nju-Jork, transmeton Gazeta Express.

I zbuluar në Botsvana në nëntorin e 2015-s nga kompania minerare kanadeze Lucara Diamond Corp, guri i çmueshëm gjigant është po aq i madh sa një top i tenisit, dhe besohet të jetë ndërmjet 2.5 deri në 3 miliardë vjet i vjetër. /Express/

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: