Albspirit

Media/News/Publishing

Dhoma sekrete në varrin e faraonit Tutankhamon

faraonioDy dhoma sekrete janë zbuluar brenda varrit të faraonit Tutankhamon, në anën perëndimore dhe veriore, të përbëra nga materiale organike dhe metali. Lajmi është konfirmuar nga ministri egjiptian i Antikitetit, Mamdouh Eldamaty në një konferencë për shtyp.

faraoni1

Bëhet fjalë për rezultatet përfundimtare të skanimit me rreze X të varrit të faraonit, të kryera më 26-27 nëntor të vitit që shkoi, tha ministri, duke shtuar se kërkimet do të vazhdojnë për të zbuluar natyrën e materialeve të gjetura.

faraoni2

Varri i Tutankhamun u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike në vitin 1922; ishte një varret e ruajtura më mirë ndër të gjitha objektet e zbuluara nga qytetërimi i Egjiptit të lashtë. Në të u gjetën rreth 2000 objekte.

faraoni3

Por pamja e tij ka qenë gjithmonë një mister për arkeologët dhe pyetja e parë që shtrohej ishte: pse ai ishte më i vogël se varret e mbretërve të tjerë? Dr. Nicholas Reeves, një arkeolog britanik nga universiteti i Arizonës ka hedhur hipotezën se në formën e varrit të faraonit ka indicie që të bëjnë të besosh se ai ishte krijuar për të mbajtur trupin e një mbretëreshe, jo të një mbreti.

faraoni4

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: