Albspirit

Media/News/Publishing

Avioni me energji diellore nis aventurën në Mesdhe

HB-SIA do të fluturojë fillimisht për në Spanjë e më pas në Marok

Ka nisur aventura mbi Mesdhe e avionit të parë të Solar Impulse, avionit zviceran me energji diellore. HB-SIA është ulur në aerodromin ushtarak të Payerne me drejtim Madridin, që do të jetë destinacioni i parë i udhëtimit interkontinental që do të vijoj me Marokun.

NË PULTIN E DREJTIMIT JANË ANDRÉ BORSCHBERG DHE BERTRAND PIÇARD.

“Gjëja më e jashtëzakonshme është fakti se mund të fluturosh, të ngjitesh deri në 9 mijë metra lartësi dhe të kesh mundësi të magazinosh më shumë energji sesa shpenzon duke fluturuar. Është një ndjesi shumë e fortë dhe emocionuese”, pohon Borschber.

MJETI FLUTURUES TEPËR I LEHTË, I PËRBËRË NGA FIBRA KARBONI, DUHET TË PËRSHKUAJË MË TEPËR SE 2.500 KM PA SHPENZUAR ASNJË PIKË KARBURANT. AVIONI KA FLUTURUAR VITIN E KALUAR DREJT PARISIT DHE BRUKSELIT.

Please follow and like us: