Albspirit

Media/News/Publishing

Hipoteza e re, Lenini nuk vdiq nga sifilizi

Sipas një neurologu amerikanë lideri komunistë vdiq nga iktusi i shkaktuar nga stresi ose helmimi

 

Iktuset që shkaktuan vdekjen e liderit sovjetik Vladimir Lenin nuk erdhën nga sifilizi, por nga stresi, trashëgimia ose helmimi. Ky është pretendimi i ngritur së fundmi nga një studim i kryer nga neurologu amerikan Harry Vinters, i cili ka analizuar kartelat klinike të liderit revolucionar. Kështu mësohet se Lenini pësoi disa iktuse përpara se të vdiste në moshës 53-vjeçare, e ndonëse shkaqet nuk janë ende në qarta, hipoteza më e besueshme deri më tani ka qenë ajo e sifilizit, sëmundjes seksualisht të transmetueshme.

LIDERI KOMUNIST NUK PINTE DUHAN, NUK VUANTE NGA TENSIONI I LARTË APO SËMUNDJE TË TJERA QË ZAKONISHT SHKAKTOJNË IKTUSIN.

Studiues të ndryshëm mbështesin teorinë se ai u helmua nga pasuesi i tij, Josef Stalin, por arsyet e vdekjes së Leninit mbeten ende të paqarta. Neurologu që ka kryer studimin e ri shpjegon se në vdekjen e tij mund të ketë ndikuar historia klinike familjare. Edhe babai i Leninit vdiq në moshën 54- vjeçare, e që të dy ishin të predispozuar për arterosklerozat, që çojnë në ngushtim të arterieve.

LIDERI SOVJETIK U KURUA PËR SIFILIZ, ME METODAT E ATËHERSHME, E MEGJITHATË SIPAS EKSPERTIT, NËSE ËSHTË E VËRTETË SE KJO SËMUNDJE MUND TË SHKAKTOJË IKTUS, AUTOPSIA NUK NXORI ASNJË PROVË PËR IKTUS NGA SIFILIZI.

Sipas neurologut, stresi ndikon në shfaqjen e iktusit dhe është e sigurt se Lenini ishte tepër i stresuar sepse; “ shumë persona kishin provuar ta vrisnin”, shpjegon neurologu, i cili hedh tezën se ai kishte pasur konvulsione, që janë të pazakonta për personat që pësojnë iktus.

Shëndeti i Leninit u përkeqësua gati në mënyrë të menjëhershme. Në vitin 1921, kur ishte 50 vjeç, ai harroi fjalët gjatë një fjalimi të rëndësishëm dhe u detyrua të niste të fliste nga fillimi dhe të shkruante me dorën e majtë pas iktusit të parë. Një iktus i dytë e la gjysmë të paralizuar dhe nuk arrinte të fliste. Në fillim të vitit 1924 e morri veten dhe arriti të festonte Vitin e Ri dhe të shkonte për gjueti, por në vitin 1925 ndërroi jetë si pasojë e një iktusi të tretë.

 

Please follow and like us: