Albspirit

Media/News/Publishing

Jep dorëheqje kryeministri turk, Ahmet Davutoglu

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje, mirëpo gjithashtu thotë se ekzistojnë gjasat se nuk do të kandidojë për udhëheqjen e Partisë AK në pushtet në kongresin që do të mbahet më 22 maj.

“Unë nuk kam dështuar apo nuk kam asnjë ndjenjë keqardhjeje në marrjen e këtij vendimi”, ka thënë Davutoğlu, gjatë një konference për shtyp. Ai shtoi se dorëheqja e tij nuk ishte zgjidhja e tij, por një domosdoshmëri, shkruan BBC. Deklarata e tij vjen një ditë pasi pesë zyrtarët e partisë së tij kanë thënë për Reuters se AKP’ja është e vendosur ta zëvendësoj Davutoglu, pas një grindje me presidentin Tajip Erdogan. Megjithatë, Davutoglu tha të enjten se ai kurrë nuk ka thënë asnjë fjalë kundër Erdoganit, miqësia e të cilit ka qenë njëra ndër gjërat që Davutoglu e vlerësoi mbi të gjitha.

 

Please follow and like us: