Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Identiteti qytetërues dhe shqiptarët

1.

Këtë teskt po e fillojmë me një persiatje të një studiuesi dhe kritiku francez, Saint Beuvit, kur pohon: ”Kur mendojmë sinqerisht të kalarën,  kur e kuptojmë mirë atë, do të thotë se e kemi  vështruar saktë të ardhmën”, që për realitein shqiptar ka shtresëzime të shumta kuptimore, që duhet të rikontekstualizojnë shumë probleme nacionale, me një qasje imperative, prandaj duke e kuptuar thellë faktin se pa njohjen e ta kalurës, nuk mund të vështrojmë saktë të tashmën,  nuk kemi premise të qarta për të rifilluar debatin dhe të shtrojmë idetë themelore, që për pikëmbështje kanë  të ardhmen. Këto objektiva duhet të jenë  të specifikuara, duke e pasur parasysh faktin se asnjë popull nuk del nga zgjedha e një sundimi të huaj i emancipuar, i edukaur, me qasje të qarta dhe në baza të shëndosha për të vështruar dhe konstruktuar të ardhmen. Nadaj edhe për realitetin shqiptar, i cili pothuajse pas një robërie më së gjashtë shekullore, është në një liri relative për të filluar të ndërtojë të ardhmen vet, ka pengesa të shumta, që paraqiten në rrafshin psikologjik, për arsye se nuk është mësuar asnjëherë të kuptojë dhe të jetojë lirinë, të zhvillohet sipas një ritmi nomral dhe të pakontrolluar, e shpeshherë edhe pa diktak; duke pasuar, pastaj me mungesa që shfaqen sa në aspektin politik, ashtu edhe në atë kulturor e ekonomik.

Pas shumë ngjarjve të rëndësihme për shqiptarët e Ballkanit në dekadën e shkuar, shoqëria shqiptare në tërësi ka hyrë në një proces të përgjithshëm dhe të gjithanshëm poltik, kulturor, ekonomik, ku kërkohet një modalitet i ri, me ndryshme esenciale nga i mëhershmi, një transformim esencial në mënyrë që të hapen debatet për integrime të fuqishme brendashqiptare njëherit, pastaj edhe në ato standarde dhe praktika perëndimore të sferave të tjera shqoqërore. Në këtë proces të gjithanshm rolin vendimtar luajnë kultura dhe idetë kulturore, që ndërlidhen pashmangëshmërisht me të gjitha segmentet e shoqërisë, të cilat përcaktojnë edhe një identitet të veçantë kulturor dhe civilizues si të domosdoshëm për këto transoformime. Pradaj, edhe Fishta qysh atëherë kur u ndje domsdoshmëria e ndërtimit të shteti shqiptar, me plotë të drejtë thoshte se pa një kulturë perëndimore, nuk mund të paramendohet zhvillimi i shoqërisë.

Kjo kërkesë e bërjës së shteti shqiptar dhe e ngritjës së standardeve të përgjithshme shoqërore vërehet edhe sot, madje  pothujase është dosmodoshmëri për fillimin e ngritjes së shoqërisë shqiptare, në rrafshe më të larta politike dhe kulturore, ku  Shqipëria pret fillimin e negociatave për antarsim në BE, Kosova duhet të përmbush standarde, në mënyrë që të fillojë të jetësojë pavarësinë, po ashtu është pak a shumë çështja edhe me pjesën e shqiptarëve që jetojnë në vendet tjera, që si tërësi jemi në proces të hapur, që doemos do të rezultojë më transformime esenciale. Pra kërkohet një domsodoshmëri e ngritjes së standardeve, që doemos duhet të rezultojë edhe me përcaktimin tonë për të ardhmen kulturore, duke shtresuar këtë problem si ndër fundamentet e së tashmes, në përmbushjën e standardeve. Kjo vetvetiu nënkupton edhe përcaktimin tonë kulturor, jemi për një qytetërim perëndimor apo lindor? Prandaj me të drejtë në opinonin e përgjithshëm shqiptar e sidomos në atë kultoror, kohëve të fundit është ndezur një debat rreth identitetit civilizues të shqiptarëve, së këndejme edhe është rindezur debat i shumëpërfolur dhe shumëdiskutuar, që mundohet të trajtojë çështjen e ndeshjes së civilizimeve, në këtë kontekst duke shtruar edhe çështjen e kombit shqiptar me një theks të veçantë, si dhe përplasjet mes perëndimit dhe lindjes, që janë shfaqur në planin global.

Kjo temë e “nxehtë”, delikate  qysh në vitet e 30-ta ka qenë një ndër temat imediate nga mendimtarët të mëdhenj shqiptarë të kohës, të tubuar atëherë rreth formulës së shqiptarizmës dhe neoshqiptarizmës (Konica, K. Maloki, V. Koca, Fishta, M. Frashëri, B. Merxhani, Noli, etj), të cilët njëkohësisht vunë edhe bazat  e mendimit të avancuar shqiptar, të argumentuar,  se shqiptarët kulturalisht i takojnë universit të civilizimit oksidental, janë gjeografikisht evropian, së këndejmi edhe shpirtërisht perëndimor. Në këtë proklamim dhe në mbrojtje të këtyre argumenteve natyrisht se ka  pasur dhe ka pengesa, madje janë  identifikuar edhe pengesat, si dhe sfidat që dalin në këtë orientim e përcaktim, që për shumë arsye mund të jetë jo aq i qartë. Pengesat dhe sfidat janë si rezultat i shumë faktorëve, sidomos i atyre kulturor- shpirtëror, që rezultojnë si shkak i ndeshjes së perëndimit dhe lindjes, i këtyre këtyre dy civilizimeve diametralish të kundërta, mu në  truallin e  kombit shqiptar, që për pasojë kanë shënuar një lloj të ashtuquajturit “ambiguitet”, në dimensionet që përbëjnë esencat e identitetit qytetërues,  sidomos kjo u rëndua pas shpartallimit të rezistencës shqiptare, të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti- Skenderbue, pas vdekjes së tij, ku lufta e tij u determinua si luftë civilizimesh, domethënë luftë për ruajtje të atoktonisë, që u shkallëzua në përmasa tragjike, sidomos pas depërtimit të dhunshëm të kulturës orientale nga turqit pushtues, që në jetën shqiptare në tërësi është një trup i huaj, i shtirë me dhunë dhe që kurrë nuk ka paraqitur rol konstituiv të jetës nacionale.

Në vurbullin e ngjarjeve të shumta poltike dhe të sferave tjera që kanë përfshirë Ballkanin, prandaj edhe kombin shqiptar, u  shkaktuan konfuzione të shumta, si rezultat i ndërkomunikimeve të shumta, jo vetëm kulturore, por edhe të sferave tjera të dimensioneve nacionale në tërësi. Ky konfizion, më tepër se që ka qenë në realitet është fuzionuar ng armiqtë. Por megjithatë, nëse sot ne mund të diskutojmë për një komb shqiptar, për një kulturë shqiptare, për një qytetërim shqiptar, për një civilizim shqiptar, për një të ardhme shqiptare, mund të diskutojmë vetëm në suaza dhe në prizëm perëndimore, sepse në tërësi identiteti ynë është formësuar krykëput në principe dhe koncepta oksidentale, andaj edhe të gjitha momentet dhe shenjat identifikuese shqiptare në tërësi janë ekskluzivisht perëndimore. S’mund të flitet në kulturën shqiptare, për ndonjë kulture tjetër, përveç asaj perëndimore në ndeshje dhe rezistencën ndaj asaj lindore, si të ardhur bashkë me pushtuesit otoman. Këtë argumentim e mbështesin shumë mendimtarë, ndër ta edhe studiuesi Sabri Hamiti, i cili kur diskuton për identitein shqiptar, në theksim të saj si vetëdijës për tiparet dalluese, në zhvillimet dymijëvjeçare, thotë: “Edhe pse i rrudhur në kohë e në hapësirë të ndeshjes dhe komunikimeve Perëndim – Lindje, që e kanë bërë ta marrë një karakteristikë të veçantë evrojuglindore, populli shqiptar ka në esencë një kulturë  historike perëndimore, që mbështet në gjuhën, shkrimin, idetë themelore, fenë. Përfundimit të Tomas Eliotit se letërisa dhe kultura perëndimore është ndërtuar mbi trashëgiminë e mitologjisë greke dhe krishterimit, për kulturën shqipe mund t’i shtohet edhe mbi mitologjinë vendëse, që është e moçme sa ajo greke”. (Sabri Hamtit, Tema shqiptare, fq. 161). Këtë kosntatim studiuesi dhe mendimtari Hamiti e vazhdon duke shkuar edhe më larg kur mbron kulturën perëndimore shqitare: “Kultura shqiptare nuk mund trajtohet më parë si vend i ndeshjes së kulturës perëndimore me kulturën lindore, por më së pari si kulturë e kundërvënies rezisntence e kulturës autentike ndaj asja të huajës, të ardhurës, të mëvonshmes”(fq. 150). Prandaj duhet theksuar se projekti nacional për ndërtimin e shtetit shqiptar në të gjitha hasëpirat etnike, është formësuar kryekëput mbi konceptet dhe idetë perëndimore, që prej Gjergj Kastriotit, pastaj prej Bogdanit, e së voni edhe Fishtës, për të vazhduar sot me konceptet e Rugovës dhe spektrit të gjerë politik në Kosovë dhe hasëpirat e tjera kombëtare, që pa  asnjë alternativë të ardhmen e kombit e shohin në dritën e orientimeve perëndimore, për integrimin në këtë familje të madhe.

Në kulturën e shkrimit dhe në tërsi në mendësinë shqiptare, shenjat identifikuese nacionale, që shenjojnë edhe momente fundamentale të universit tonë qytetërues në raport me atë oksidental, gjithmonë kanë qenë shtysë të rezistencës që u zhvillua përgjathë pesë shekujve, që Kadareja dëshiron me të drejta t’i  quaj si “nata e zezë”. Madje me konsekuenca u ruajtën, u kultivuan dhe sforcuan shenjat e identitetit shqiptar origjinar dhe kontinuitiv oksidental, në segmente të shumta civilizuese, edhe pse konteksti i përgjithshëm shoqëror ishte i zymtë dhe nuk linte pak hapësirë që të mbrohet ky civilizim. Ato shenja madje nuk u shuan kurrë. Idalet rreth gjuhës shqipe, si një veçanti nacionale, pastaj monomenti i figurës nacionale të shqiptarëve, në përmasa botërore,  Gjergj Kastrioti- Skendërbeu, letërisa shqipe me sistem shenjues nacional dhe me lidhje të fuqishme oksidentale, trajtimi i pushtuesve çdo herë si barbarë, të huaj, janë vetëm  disa nga fundamentet dhe shtyllat e rëndësishme që sot ne të kemi një identitet, edhe pse të brishtë, por megjithatë prapëseprapë të veçantë, autokton në disa pikëpamje, të vazhdueshëm.

 Një rëndësi në rrugëtimet tona për të ruajtër universin e përgjithshëm nacional e civilizues oksidental, paraqet fakti, se shqiptarët këtij pushtimi gjithmonë iu kanë përgjigjur me preventiava të mundshme, e kanë konsideruar si të këtillë, të huaj, madje kanë krijuar alternativa të  mundshme për mbijetim deri në vetëasgjësim, për të cilën kemi shumë të dhëna historiografike. Një dëshmi për këtë paraqet fenomeni në vete i arbëreshve të Italisë, të cilët vetëm për të ruajtur sistemin e veçantë qytetërues, u shpërngulën nga atdhue dhe ruajtën deri me sot, për lakmi të gjitha segmentet qytetëruese shqiptare. Shqiptarët kurrë nuk janë pajtuar me këto sundim, që tentonin shpirshjen e vlerave dhe identitetit nacional, bastardimin e kulturës, si dhe imponimin e një kulture tjetër, kështu që i  kanë konsideruar gjithmonë të huaj, e veçanërisht kanë rezistuar në diemensionet kulturore dhe shpirtërore.

Këtu do të ishte më rëndësi fakti, të përmendet një fenomeni i cili në shumë treva shqiptare njihet si laramanizmi, që është një fenomen i shpeshtë dhe me rëndësi për kuptimin e idesë së identitetit civilizues tek shqiptarët. Kjo dukuri, si e tillë është paraqitur vetëm gjatë pushtimit turko-otoman, që përpiqeshin me çdo mjet të asgjësonin çdo gjë burimore shqiptare, që ndodhi fatëkeqësisht me disa zhbërje, por që në esencë nuk u shkatërru kurrë. Kështu psh  pjesa që pranonin identitetin oriental, e bënin këtë vetëm në sy të njerëzve dhe pushtetit, ndërsa në praktikën shtëpiake vazhdonin kulturën dhe identitetin origjinal. Apo siç thoshte Koncia, kur u pyetën njëherë për fenë e shqiptarëve, me ironi: “natën në kishë, ditën në xhami”, që ka domethënie sinjifikative për të kuptuar esencialisht qëndrimet e shqiptarëve kundrall orjentalizmit jo vetëm relegjioz, por edhe kulturor. Një fenomen tejet interesant në trajtimin e çështjës së identitetit qytetërues të shqiptarëve pa dyshim se paraqet edhe festat e shumta të cilat shqiptarët në tërësi, i festonin ato tradioconale, madje me përkushtim, fenomen ky që edhe sot mund të haste në rajone të ndryshme shqiptare.

 Prandaj debait i sotshëm që po zhvillohet  rreth identiteti civilizues shqiptar, duhet që diskutimet t’i zhvillojnë duke u bazuar në vazhdimësinë historike, si dhe nga prizmi i rrethanave nëpër të cilat kalojë dhe u formësua ajo që përbën civilizimin tonë. Prandaj, disa tendenca që paraqesin individë, të prirur për destruktivitet, janë qëllimkëqija për nacionin në tërësi. Mbase këto tendenca më së shumti iu shkojnë për shtat armiqëve të kombit tonë, që të paraqesin pamjen e identitetit nacional dhe universit të tërësishëm kulturor me ambiguitete, pse jo edhe me prirje fundamentliste, që nënkupton një armqiësi me vetë perëndimin. Këto debtate, mbase nuk marrin parasysh asnjë bazë, por vetëm janë të prirura nga interesa të ndryshme kundër ideve të shëndosha nacionale, që kanë rilindur në dekadën e fundit në tokat shqiptare, që si të tilla i reprezentojnë kryesisht elitat kulturore, disa prej të cilave kanë kaluar edhe në poltikë. Këtyre tendencave u  përgjigjet më së miri gjuha shqipe, me fillet e saja të shkrimit, që është ndërtuar dhe ka mbijetuar vetëm në saje të oksidentit, në çdo pikëpamje.

Formalua e parë e shqipës së shkruar, është shumë sinjifikative dhe domethënëse për të debatuar identitetin qytetërues shqiptar, ajo u ndërtua mbi një formulë të fuqishme perëndimore, mbi të cilat është ngritur dhe qëndron qytetërimi perëndimor. Pastaj një tregues të qartë për të diskutaur identitein civilizues të shqptarëve paraqet gjithsesi letërisa shqipe, si bartësja më e mirë e mentalitetit të një kombi. Si e këtillë letërisa shqipe në të gjitha dimensionet është krijuar kryekëput me shenja oksidentale, të ndërlidhura me diskursin biblik, edhe në formë, por me thellim sidomos në përmbajtje, të cilat shprehin edhe esncat e botëkuptimit shqiptar kundrall armiqëve.

Duhet theksuar se gjithë veprimtari kulturore, letrare që u krijua  për gjatë gjithë atij pushtimi dhe pas, u krijjua në përmasa të thella mbi substratin perëndimor, ndaj edhe bart shenja të fuqishme që simbolizojnë kulturën nacionale oskidentale dhe kontekstin e përgjithshëm qytetërues me  sistem të veçantë e burimor. Ideja dominate që u formësua gjatë shekujve të ekzistimit të shqipës, si shenja e veçantisë nacionale, është pa dyshim kërkesa e elitës intelektuale, që isistonte me të gjitha mënyrat për t’iu qëndruar konseguent rrënjeve të identiteti nacional, duke ripërcaktuar qartë orientimin dhe shpirtin perëndimor të shqiptarëve. Gjatë gjithë konfrontimeve që pati qytetërimi shqiptar oksidental me atë oriental lindor, është mbitheksuar i pari duke u ngritur dhe sforcuar mbi konceptet e fuqishme të univeresit të përgjithshëm qytetërues perëndimor ku do qëndrojë, mbase edhe mbi fundamentin e këtij qytetërimi, siç do të shprehej Eco, që bazohet përveç në antikitetin greko-roamak në një masë të madhe edhe mbi Biblën si vepër bazë e këtij universi kulturor e civilizues që shenjojnë këto dymijë vite. Kjo rrjedhë, në kulturën e shkrimit shqiptar është ruajtur dhe kultivuar me një devotshmëri të madhe, veçmas në letërsinë shqipe, që ka funksionuar dhe funksionon më shenja të fuqishme ndërkomunikative, me diskursin biblik, qoftë si formë e shkrimit, qoftë si simbolik, për të theksuar edhe kështu qytetërimin shqiptar oksidental.

 Identiteti dhe qytetërimi shqiptar oksidental është ruajtur edhe në sfera tjera, për çka mjafton këtu të përmendim shumë lëvizje politike dhe ushtarake që janë bërë gjatë atyre pesë shekujve të zi, që me Gjergj Kastriotin deri tek Bogdani, pastaj te kleri shqiptar që u persekuta, edhe në shek. XX, për të ruajtur atë vijë zinzhirore të civilizimit shqiptar. Prandaj diskutimet e shumta që sot bëhen në emër të shqiptarizëms së imagjinaur më tepër se se reale, mbase të prirura në përmasa të rrezikshme për destruktivitet, nuk duhet të anashkalojnë të kaluarën, sepse duke pretenduar këtë, atëherë definitvisht ne i presim rrënjët tona, e presim tërësinë tonë kulturore, e fragmentojmë gjithë të kaluarën, mbase edhe e shkatërrojmë kulturën tonë, letërsinë tonë, shkrimin tonë dhe ndoshta pa vetëdije e shpikim një tendencë naive për një komb të ri të modelit të boshnjakëve musliman.

Përgjigja më e mirë në këtë diskutim prapëseprap që, do të duhej mbetet substrati i fuqishëm nacional si një argument i fuqishëm për t’i larguar dallimet që na imponuan armiqtë, duke e vënë në imperativë të ditës idenë nacionale si të shenjtë, në mënyrë që bashkërisht të hapim horizontet tona për të ardhmen tonë politike e kulturore, si një komb i civilizuar dhe që meriton respektin ndërkombëtar. Pretendimet për të fragmentuar kulturën tonë, për të paraqitur grupin e veçantë kulturor si më nacional se tjetrin, duke akuzuar këtë apo atë për mosshqiptarizëm të shkallës së caktuar, kujtoj se është një vetëvrasje e jonë, një vetëshkatërrim dhe në fund të fundit një kënaqje e aspiratave dhe apetiteve të armiqëve, të cilët nuk ngurrojnë të përdorin lloj-lloj etiketimesh, me propagandë të rrezikshme për të paraqitur kumbin shqiptar si të padenjë, për të jetuar i lirë, si racë e ultë dhe natyrisht  përdorin formulën “përça dhe sundo”.  Tendenciozët e tillë duhet të shtrojnë  pyetjet fundamentale, si do të mundet dikush ta dijë se ne jemi shqiptarët e shek. XV, të atij XIX, nëse ne lejojmë psh. që dikush Gjergj Kastriotin ta paraqes tradhtar, se na paska luftuar kundër turqve, me të cilët dëshirojnë disa të identifikohen përmes fesë, se Buzukun, Budin, paskan gabuar se shkruan shqip, se Bogdanin na paska organizuar kryengritje ndaj turqëve dhe na paska anatemuar në veprën e tij, se  Mjedja, Fishta, Konica, Koliqi, Nënë Terezën, Kadare e Rugova e shumë të tjerë e shohin ardhmërinë shqiptare në raporte të fuqishme me qytetrimin perëndimor… e shumë të tjera anomali. Kujtoj se kjo është një tendencë për të fragmentuar kulturën tonë në baza fetare, së këndejmi edhe shfaqin aspiratat e inskenuara nga kushedi kush për të ndërtuar “një komb të ri”, të krijuar mbi baza të një kulture orientale që dëshiron të idetifikohet me fenë, që për të ardhmen shqiptare do të ishte shumë e dëshmshme, jofuksionale, pa perspektivë dhe jashtë interesave të përgjithshme nacionale. Asgjë s’kam ndaj kulturës orientale në vetvete, por në dimensionet shqiptare kjo është e huja, përveç në fenë, ajo në asnjë segment tjetër nuk ka pasur sukses në kombin shqiptar.

 2. 

Rëndësia e identitetit qytetërues për çështjen nacionale

Kur dëshirojmë të diskutojmë për çështjën e identitetit nacional, në raporte më identitetin qytetërues më të gjërë, në këtë rast, atë oksidental me atë oriental, si dhe pashmangshmërinë që të identifikohemi dhe atë se i takojmë një universi kulturor dhe civilizues, pashmangshëm shtrohet pyetja, që duhet të determinojë çështjen e statusit kulturor në shoqëri, në këtë rast në një shqoqëri pluraliste, demokratike, ku individi duhet të çlirohet nga turma, duke shtruar problemt në dritën e vizioneve perspektive, duke shtruar dilema apo edhe duke kërkuar alternativa më optimale. Premisa e suksesit të shoqërisë shqiptare fillon atëherë  kur të arrijmë të krijojmë identitetin e veçantë qytetërues, që dallon nga të tjerët dhe që të mundëson tjetrit t’ia tregosh vlerat, cilësitë dhe tërësinë kulturore civilizuese. Kjo bëhet atëherë kur fillojnë të ngrihen individualitetet kundrall turmave, opinione reacionale, të artikuluara, të pavarura, kundrejt atyre grumbullore. Në këtë rrugë të vështirë, që patjetër se paraqet sakrifica, moskuptime, paragjykime, rolin primar duhet ta kenë elitat kulturore, që njohin më së miri realitetin dhe që kanë fuqinë të përballën më sfida të shumta që dalin, por edhe që kanë fuqinë e ndërlidhjes së dy kohëve: të shkuarës me të tashmen, për të  hapur vizionet, horizontet dhe perspektivat për të ardhmen.

Duke e pasur parasysh faktin se identiteti civilizues përbën një ndër çështjet më komplekse, njëherit edhe më jetike në çdo pore të jetës njerëzore, duke filluar nga individi, deri tek shoqëria, kombet dhe universi kulturor më i gjerë, si i këtillë, në përmasa rajonale po aq edhe globale, çështja në fjalë, na detyron ta diskutojmë në rrafshe të ndryshme të intelegjencës sonë. Duhet pasur parasysh faktin se në shoqëritë e prosperuara, tashmë zhvillohet një debat i gjerë i tërësishëm, për të avancuar luftën për profilizim, për identitet të veçantë, që konsiston dhe nënkupton një veçanti të reflektuar në shumë pore te jetës, një kujtesë të nivelit të lartë historik dhe një ridefinim të tashmës, për të mundur të hapën debatet dhe të shtrohen idetë dhe vizionet për të ardhmen.

Kontekstet e mëdha në fillimshekullin e ri po deterimohen rreth problemeve të identitetit civilizues, madje edhe shumë kriza nëpër të cilat po kalojnë popuj të ndryshëm, janë rrjedhojë e një konfuzioni, që rezulton nga mosdefinimi i qartë i indentiteti civilizues, apo edhe ndeshjes së dy identiteteve të kundërta, që kanë qasje të ndryshme ndaj botës në përgjithësi, siç do të shprehej studiuesi Samule Hantigton.

Identiteti civilizues i një kombi të caktuar, në këtë rast i shqiptarëve, bashkëformësohet nëpërmjet shtresimeve të shumta, që kapin segmente fundamentale të qenësisë së një kombi, të gjallimit të tij. Nëpërmjet gjuhës, kulturës, mendësisë, fesë, mënyrës së jetesës, përceptimeve kulturore, botëkuptimeve për jetën, ne identifikohemi me të ashtuquajturin identitet civilizues. Nga e kaluara, në shumë segmente kemi qenë kulturalisht dhe shpirtërisht perëndimorë, oksidentalë.  Prandaj në opinionin e përgjithshëm kulturor dhe publik shqiptar, në të gjitha trevat është mumenti utilitar, të diskutojmë për  identiteti tonë civilizues, duke shtruar edhe dilema, sa është identiteti ynë unikat, cilat janë orjentimet tona civilizuese sot, a jemi në bazamentin e qartë të autoktonisë sonë, pa të cilin vështirë të jetësojmë idealet tona të kahmotshme, për të ndërtuar të ardhmen tonë kulturore dhe politike ashtu siç dëshirojmë ne.

Duhet të kemi të qartë faktin, siç u shpreh një mendimtar i madh i kohëve tona Dr. Lush Gjergji, se “pa histori s’ka ardhmëri”. Prandaj edhe duhet  të jemi koshient se identiteti nënkupton jo vetmë ruajtjen e vazhdimësisë historike kombëtare në të gjitha pikëpamjet, por edhe kërkon një kultivim, përforcim, sforcim dhe avancim, edhe përkundër shndërrimeve të natyrshme që vijnë si rezultat qoftë i ndikimeve, qoftë i zhvillimeve të përgjithshme njerëzore dhe kulturore, por gjithnjë duke u ruajtur esneca e etnisë si e paprekur, e pacenuar dhe e shenjtë, që të bën të jesh vetvetja dhe që të  mundëson të tjetrit t’ia tregosh vetveten, për të përcaktuar si miqtë ashtu edhe armiqtë, që të mundëson të fitosh përkrahjen e kombeve të mëdha të qytetëruara, në sfidat dhe rrugëtimet e përbashkëta. Sfidat që paraqiten para shoqërive sikundër kjo e jona, ndërlidhen pikërisht me vlerat kombëtare, si dhe shenjat ndërkomunikative me universet me të gjëra kulturore. Ky problem mund të ngërthejnë në vete shumë plasaritje, sfida, rreziqe, që  janë të natyrave të shumta, që kanë komponente të fuqishme të identiteteve civilizuese të ndryshme apo edhe të brishtë.

3.

Cili është pozicioni i shqiptarëve sot kundrall këtyre sfidave?

 

Shqiptarët në fundshekullin XX, hynë me përplotë ndryshime pozitive, të cilat mund të vërehen në të gjitha segmentet, e të cilat më shumë I determinohen poltikës. Tashmë ata po mëkëmben si një faktor relevant, jo vetmë rajonale, por edhe më gjërë. Prej aspektit poltik, deri në nivele të rritjës së substancës nacionale, dhe daljës nga anonimiteti historik, që na kishte kapluar me shekuj të tërë. Është kënaqësi që sot shqiptarët më shumë se kurrë më parë mund të flasin për vetevtën, të ndërtojnë asi lloj politke që dëshirojnë, të krijojnë asi predispozitash të favorshme, që shkojë koform ambicieve për sendërtimi e idealeve për një perspektivë të përgjithëshme, duke ju kontribuar në një masë të kënaqëshme edhe procesve globale, siç është tashmë rasti me përkrhajën ndaj luftës kundër terrorizmit, që po i bëjnë shqiptarët.

Prandaj, kujtojë së tashmë i kemi të gjitha parakushtet, për të ndërtuar të ardhmen tonë konform vullnetit dhe ambiceve tona, së paku nëse dëshirojmë të jemi koshient dhe vetëkritik, që idenë nacionale dhe të mirën e përbashkët ta qesim para çdo interesi tjetër sekundar dhe të ardhmen tonë ta mbështesim në pikësynime të qarta, duke e ndërtuar mbi të kaluarën tonë kulturore dhe historike. Është fat i dëshirueshëm kahmoti, të shihet se si sot në tërësi shqiptarët jetojnë më mirë se kurrë më parë. Edhe pse ekzistojnë disa konteste të shumta të cilat më shumë janë poltike dhe si të këtilla i detyrohen të kaluarës, në shek XXI shqiptarët si komb hyjnë me përplot ndryshmime pozitive. Ata tashmë janë unikë në përcaktimet e tyre. Pyetja se kush janë shqiptarët në tërësi, në rrafshin e identitetit civilizues, mund të rezultojë me përgjigje divergjente në çëshjtje joesencale, por para një të huaji përgjigja mund të merret koceptuale, esneciale, unike, që nuk dallon nga shqiptarët e Shqiprisë, te ata të Kosovës, e pastaj të Maqedonisë prej vendeve të tjera ku jetojnë, si, Mal të Zi, Serbi. Ata në tërësi proklamohen dhe praktikojnë një mendësi perëndimore, identifikohen me të njëtën gjuhë, me të njëjtën letërsi, me të njëjtat figura nacionale, me të njëjtat objektiva, për rikthimin edhe poltik edhe shpirtëror në familjen perëndimore aty ku e kemi dhe ku duhet ta kemi vendin. Përgjigja e artikular, e ndërtuar mbi principet qytetëruese perëndimore është jetësuar në përmasa të thella në të gjitha dimesionet e jetës publikë të kombit shqiptar në këtë mijëvjeçar të ri. Principet dhe fundamentet tona janë perëndimore.

Rrugët e zhvillimit politik, kulturor të popullit shqiptar, përgjatë gjithë historisë kanë qenë tragjike, duke u thelluar me një hendek të madh siç e thamë me depërtimin e kulturës dhe mendësisë orientale, që pikën e ndeshjes së civilizimeve globale e bën në truallin shqiptar, që këtu u konfrontua siç vëren Sabri Hamiti në mbrojtje të asaj autoktonisë kundruall të huajës, që asnjëherë nuk ka gjetur vend këtu, në asnjë segment që përbën komponentet e civilizimit shqiptar, të konstituimit të qytetërimit social. Edhe pse kjo ndeshje në një mënyrë do bëhet vatër e rrezikshme, në gjitha politikat nacionale, me një rrezik permanent edhe ne dimensione rajonale dhe globale, në esencë shqiptarët kurrë nuk kanë qenë orientalë, madje këtë ata e kanë konsideruar shumë të huaj.

Mjafton sot të shihet në të gjitha qendrat ku jetojnë shqiptarët, nuk ka as më të voglin adimirim apo disponim për letërsi orientale, para asaj perëndimore. Madje do të dukej absurde një të riut të Tiranës, të Prishtinës, apo Shkupit, Ulqinit, e Preshevës,  t’i thuhet se a më parë e preferon një autor arab, apo një anglez apo italian. Madje s’mund të gjesh në asnjë qendër shqiptare, të ri, madje as të vjetër që me admirim do të shikonin një film me temë orientale dhe nga kjo burimësi, para filmave të Hollivudit, apo edhe të dëgjojë ndonjë muzikë arabe, para asaj angleze, të themi shkurt e shqip perëndimore. Madje në asnjë qendër të shqiptarëve, nuk do të gjesh një të ri që më me admirim e kishte përcjell një ndeshje të futbollit në mes Arabisë dhe Iranit, më parë se në mes të Anglisë dhe Italisë. Këta shembuj janë të mjaftueshëm që të kuptojmë se shqiptarët nuk kanë as më të voglin admirim dhe disponim për kulturën dhe identitetin oriental. Pra ata jetojnë dhe zhvillohen në çdo pikëpamje si perëndimorë.

Shqiptarët duke qenë gjeografikisht pjesë e Evropës, u orvatën për gjatë gjithë historisë të ruajnë edhe lidhjet shpirtërore me qytetërimin perëndimor, i cili falë rezistencës së madhe shqiptare arriti të ruaj shumë segmente të paprekshme, por nuk arriti krejtësisht të preventojë pasojat e këtij sistemi kulturor e civilizues që në ndeshje me të, shkatoi marrjen e fesë, por shqiptarët prapë kanë kujtësën me besimin e parë të tyre monotheist, i cili ka luajtur rolin fundamental, në konstituimi e kombit, rujatjen e tij nga zhbërja, në aspektin kulturor shqiptarët ruajtën dhe ruajnë kulturën oksidentale.

Shqiptarët pasardhës të ilirëve të lashtë, për fat të mirë apo të keq, kanë qenë në pikën më delikate të ndeshjës së qytetërimeve, të ndërlikuara sidomos mes intresave gjeostrategjike, gjeopolitike të superfuqive të mëdha politike, ushtarake, por me thellime sidomos në sferat kulturore, si më të ndjeshmet dhe më determinueset në zhvillimet shoqërore. Madje, kujtoj se gjithë problemtika e “problematicitetit” shqiptar qëndron pikërisht në këtë fakt. Të gjendur në këso pike delikate, është e natyrshme që interesi, lakmitë dhe tendencat për zgjerim të ndikimit e fuqive të mëdha ndaj popullit shqiptar kanë qenë të  vazhdueshme, shpeshëherë duke u konsideruar edhe kruciale në politikën globale.

Rrugëtimet i etnisë shqiptar nëpër shekuj, kështu për pasojë patën përplot zik- zake  tragjike. Pushtimet e dhunshme zvetnuan mundësinë që shqiptarët, në një formë apo në një tjetër të kenë mbrojtjen e perëndimit, por kurrë nuk u ndalën që të zhvillojnë atë sistem të veçantë kulturor e nacional. Madje për pasojë gjatë këtij pushtimi, shqiptarët humbën njëherë Evropën, qytetërimin perëndimor, së këndejmi edhe pranuan dhunshëm deformime në dimensionet e identitetin nacional, që tash ndeshet me atë që ka bazamentin e civilizimit perëndimor, edhe pse si proklamim orientimi perëndimor dhe qytetërimi me shenja dhe sistem nacional kuntinuitiv është interesant dhe nuk mungonte, madje ishte moto përgjatë gjithë shekujve. Ëshë me rëndësi këtu të përmendet fakti, se edhe përgjatë Rilindjes, kur filloi ideja nacionale të mbitheksohet mbi ndarjet në shpirtin shqiptar, madje edhe tek ato personalitete që konsiderohen të mëdhenj, që vepruan pikërisht në atë shtet prej të cilit ishin të pushtuar, promovuan një sistem me mendësi dhe orientim ndryshe kulturor, duke zhvilluar konsekuencat se “dielli i shqiptarëve lind në perëndim”. Ndoshta ata do duhej të kenë ditur këtë çështje dhe të kenë pasur të drejtë! Në faza të ndryshme të proceseve politike dhe shoqërore që formësuan shekujt, te shqiptari është ndjer shpeshherë mungesa e identitetit origjinar, kontinuitiv nacional, si shkak që bëri të fundit të çlirohen nga perandoria otomane, të fundit nga barra moniste-komuniste, të fundit të krijojnë shtetin e tyre (rasti i Kosovës).

4.

Rasti i Kosovës në dimensionet qytetëruese pas çlirimit nga pushtimi serb

Kosova dhe modeli kulturor qe po formësohet, pas dëbimit te forcave serbe, edhe pse me shumë zëra jo aq perëndimor, nuk  lene shumë per t’u hamendur rreth  identitetin qytetërues, i cili pse ka pretendime të thuhet se po bastardohet dhe ka parashenja të zbehta në përcaktimin apo proklamimin për një qytetërim dhe kulture perëndimore, aspak nuk u zvetnua, por përkundrazi u thellua, si vetëdije nacionale, si mundësi për tipare dalluese, në përcaktimet e ardhshme politike dhe integruese. Është e rëndësishme se aspirata për të sendërtuar njëherë e përgjithmonë kërkesat e drejta të shqiptarëve, për liri dhe pavarësi, formësohen përmes ideve dhe koncepteve perëndimore, edhe në dimensionet politike, edhe në ato kulturore. Institucionet e Kosovës, qysh në konstituim, kanë paraqitur një program të theksuar për një integrim në familjen e madhe perëndimore, duke e ditur  çështjen esenciale, se s’mund t’i takosh një grupacioni të caktuar qoftë politik, apo kulturor dhe të jesh në shumë segmente i ndryshëm nga ai, të mos kesh tipare të njëjta në disa vlera të përbashkëta. Prandaj zërat që të ndërlidhura me intresa të ngushta kundër ideve nacionale, projektin e Kosovës dhe shqiptarisë që e shohin jashtë sistemit të vlerave perëndimore, jo vetëm se nuk kanë kurrfarë baze, as kontiniutive, as aktuale dhe tendencat se proklamimi unanim për një kulturë dhe mendësi perëndimore, është i kamuflular, është më se naiv dhe pa perspektive, për objektivitet nacional. Dallimet konceptuale këtu qëndrojnë se disa janë vetëm të informuar mbi këtë princip, ndërkaq shumë tjerë të  formësuar mbi këto principe dhe koncepte, që dëshirojën të zhvillohen për arsye të idevale të së ardhmes shqiptare.

Në debatet e shumta politike, shoqërore dhe veçanërisht kulturore demonstrohet një qasje për të thelluar qendrimet: se ne jemi popull me një kulturë dhe qytetërim perëndimor, jemi populli që i kemi dhenë po këtij qytetërimi figura eklatante të dijes, strategjisë luftarake, të humanizmit, duke theksuar vazhdimisht Shën Jeronimin Ilir, Gjergj Kastriotin si mbrojtës të po këtij qytetërimi, thirremi dhe qëndrojmë në një kulturë të Pjetër Bogdanit, të Gjergj Fishtës, të Nënë Terezës, e shumë tjerëve, që na nderojnë dhe kështu nuk jemi larg idealvee të tyre, këto figura i kemi bërë dhe i bëjmë vazhdimisht paramodele të frymëzimit tona për ide të mëdha naciaonale, për trasimin e rrugës në rikthimin tonë të denjë në famljen perëndimore, ku kemi qenë dhe jemi, së këndejmi po formësohemi mbi amanetin e tyre, në principet e tyre.

 Duke e pasur parasysh faktin se kombet e mëdha që i kanë siguruar vetes një reputacion ndërkombëtar, krahas përpjekjeve të vazhdueshme për standarde ekonomike, politike, ushtarake, i kanë kushtaur rëndësi të madhe sidmos avancimit të  standardeve dhe formësimimeve kulturore për ngritjen e një opinioni civilizues, duke e ditur se orientimet kulturore janë parakusht për t’u definuar si miqtë njashtu edhe armiqtë në perspektivën e ardhshme të botës, edhe kombi ynë po hyn më këto synime në këto stadarde. Në këtë aspekt opinioni kulturor dhe civilizues shqiptar gjithmonë ka qenë krah për krah me oksidentin, Gjergj Kastrioti luftoi për të mbrojtur pikërisht qytetërimin perëndimor, Bogdani organizoi kryngritjen me përkrahjen e vendeve perëndimore kundër turqve, e gjithë Rilindja shqiptare, në idetë themelore dhe në lëvizjet ka qenë perëndimore. Madje edhe lëvizja e sotme e shqiptarëve për lir dhe pavarësi është kryekëput perëndimore, e mbështetur dhe e realizuar me përkrahjen e këtyre miqëve.

 Në opinionin e gjërë publik shqiptar shtrohet shpeshherë “Ku qëndron kultura shqiptare sot”? Të gjitha premisat e nevojshme për t’u integruar në qytetërimin perëndimor i kemi. Madje kemi qenë ndër të parët në këtë qytetërim,, i kemi dhënë këtij qytetërimi, figura eminente që shenjuan baza të fuqishme, duke filluar prej Shën Jeronimit tonë, që Evropës ia dha Biblën, pastaj pas Mesjetës, përmes letërsisë së humanizmit dhe monumentit të letërisë shqiptare ne u inkuadruam në këtë qytetërim. Madje edhe sot në tërësi kultura jonë është kulturë burmiore, autentike shqiptare.

Prandaj është e qartë se identiteti ynë është i formësuar dhe i definuar  qartë, duke ruajtur kontinuitetin më të kalurën dhe duke trupëzuar të gjitha tiparet e saj në shtatin e kulturën nacionale, të cilën edhe sot po zhvillojmë, unikisht, ndaj edhe çdo tendenca nga kush do qoftë se vjen, është rezultat i mosnjohjes së kulturës nacinoale, apo përdoret me qëllime të ndryshme politike, në dëm të intersave të përgjithshme nacionale, prandaj nëse dikush shenjat e identifilkimit nacional i kërkon në konceptime të tjera, pastaj edhe me konotime të tjera, duhet kuptuar se nuk e njohin idenë nacionale shqiptare.

Orietimi dhe përcaktimet oksidentale, që të promovojë standardet perëndimore, esencialisht, i vërejmë sidomos në ato dimensione që përbëjnë esencën e etnisë  nacionale. Prandaj, debati i filluar për këtë çështje, nga dashamirët e ideve të mëdha nacionale, nga ajka e kombit, pa kurfarë hezitime, pa paragjykime, duke shprehur vullnetin, përcaktimet për avancimin e nacionit dhe konsolidimin e etnisë, si dhe për t’u paraqitur unikë në raportet poltike rajonale dhe ndërkombëtare, është i dëshiruashëm dhe në interes. Në kohën kur “është bërë Shqipëria, por duhet të bëhen shqiptarët” siç thoshte Fishta i madh, ne asesi  s’guxojmë që kjo temë të mbetet tabu, në mënyrë që mos të na përsëriten gabimet e së kalurës. Konica ynë i madh thoshte “se shqiptarët në histori gjithmonë vonohen”. Të shpresojmë se kësaj here kemi ndërtuar disa parakushte për t’u mos u vonuar. Së paku nëse i lëmë disa inate personale, nëse nacioni dhe idetë nacionale kanë pikëmbështejtje të qartë, të argumentuar, prandaj edhe me shenja identifikuese origjinare, kontinuitive, duke i respektuar natyrisht edhe të gjitha dallimet që dalin në tërsinë nacionale dhe universin kulturor kontekstual.

Pyetjet që shtrohen sot, si dhe dilemat rreth identitetit nacional, si dhe kontekstit të përgjithshëm kulturor, universumit të përgjithshëm kultoror, pa mëdyshje, përgjigjet në këto pyetje mbetën të qarta, së paku nësë opinioni  këto gjëra i analizon pa euforizma, pa emocione, pa patriotizma folklorike, por me një qasje reale, duke i analizur fenomenet e përgjithshme dhe duke mos i ikur realitetit historik, si dhe aktual. Në mënyrë që të mos na anatemojë e ardhmja, duhet zhvillohet një debat i gjerë dhe i përgjithshëm për kulturën shqiptare sot, mes perëndimit dhe lindjes, duke i analizuar sikundër sfidat ashtu edhe alternativat, që mund të dalin nga kjo përthyrje. Problematika e çështjes së ndeshjes së civilizimeve, në nivelet e larta politike dhe kulturore si në Amerikë ashtu edhe në Evropë është shume e debatueshme, duke u rishqyrtaur edhe alenacat e mudshme. Madje ka teza se luftrat e ardheshme do të jenë pikërisht në ndeshjen e qytetërimeve, kulturave, të cilën e mbron grupi i mendimtarëve rreth studiuesit (Samuel Huntigton). Mbase, pikërisht për këtë aspekt, duke e parë gjendjen e përgjithshme të zhvillimeve politike, kulturore dhe civilizuese të botës, ndaj edhe të shqiptarëve në Ballkan, perspektiva duket jo e qartë nëse vazhdojmë t’i ikim vetvetes.

Për problemi e ndeshjes së civilizimeve duhet të diskutojmë, sepse çështja në fjalë na shpie drejt rezultateve që do të duhej të shihen jo vetëm si domosdoshmëri e kohës, por edhe obligim qytetar dhe ndërgjegje kombëtare, në mënyrë që shqiptarët të arrijnë të përmbushin standardet kulturore, në atë nivel, siç kërkohen edhe për ato politike, juridike, ushtarake, ekonomike etj. Kombet që dëshirojnë një trajtim të denjë në arenën ndërkombëtare investojnë shumë për ngritjen, formësimin, avancimin e standareve kulturore dhe civilizuese, si determinuese të shumë proceseve jo vetëm politike, por edhe ekonomike, ushtarake etj.

 Në të kalurën nacionale, prej ku e ka rrjedhojën promblemaciteti shqiptar, konsideroj se sot në Ballkan është pasojë e anashkalimin, andaj edhe mosdefinimit thelbësor të identitetit civilizues dhe kulturor, si dhe përcaktimeve jo esenciale në këto universe të gjëra. Që të dalim krejtësisht nga anonimiteti historik dhe që të trajtohemi popull më subjektivitet nacional, duhet të kemi një pikëmbështejte të qartë në të kaluarën, në kujtesën historike, në rrënjet nacionale, në mënyrë që persiatjet për të sotmën të kenë artikulimin e qartë, dhe e ardhmja të ndërtohet në premisa të shendosha dhe në mënyrë zingjirore, në binomin  e kaluara  e ardhmja, të vetdijësuar se pa histori s’ka ardhmëri, duke sforcuar kështu konceptet dhe vizionet  themelore të shtetëforimit kombëtar me shenja identifikuese reale.

 Trendet tona qytetëruese si dhe prokalmimi unanim për një kulturë perëndimore, nuk është i përçudnum as i bastadrum, ka së këndjemi strategji të qartë, që ka motivim të shtresuar në rrafsh edhe historike, edhe aktuale prandaj edhe në dritën e përpektivës, pse jo edhe pikësynimit të  interesit nacional, politik (t’a zgjedhim çështjen shqiptare e tani bëjmë cka të dojmë!), shqiptarët në tërësi kulturalish, poltikisht, ekonomikisht e shohin të ardhmen përfundimisht në Evropë, në oksident, të cilin e kanë kulturë, kujtesë dhe vizion. Ëshë shumë e rëndësishme sot se në sferat shqiptare në të cilat eksiston një ndarje e bërë në baza fetare, në praktikën e përgjithshme vërehen trende të rikthimit edhe në këtë sferë. Ky përcaktim i yni në këtë kulturë, nuk ka asesi qëllime vetëm naïve politike, siç mundohet ta zhvillojnë këtë propagandë Serbia, për zgjedhje të interesit nacionael, pastaj kthim në orientalizëm, të gjitha parametrar tregojnë se ky është përcaktim i shëndoshë, i pranuar në të gjitha rrafshet.

 Po të shohësh pamjën e kulturës shqiptare në përgjithësi, nuk  le të hamendemi ka është orientuar ajo, cilat standarde po i praktikon, sidomos në atë dimensione që përbëjnë dhe formësojnë mendësinë nacionale, shpirtërore, e që janë përcaktuese në proceset politike të ardhshme.

Universi civilizues shqiptar nuk  fshihet nën substratin “evropiane” që dëshirojmë t’ia veshim, siç thuhet për arsye të interesave politike, por është bazike në gjithë të tashmen dhe të ardhmen tonë nacionale, është vetvetja e jonë.

Sot në gjithë civilizmin perëndimor shtrohet pyetja “Kush je”? Në mënyrë që të përcaktohet qartë statusi dhe identiteti civilizues. E ne, sot si shoqëri, jo vetëm se nuk duhet të paragjykojmë, të hezitojmë që ta shtrojmë këtë çështje, as të hamendimi, sepse nëse sot arrijmë të krijojmë këto parime bazë që kanë zënë fill, e ardhmja e kombit shqiptar në mijëvjeçarin e ri do të jetë konform intersave nacionale, si dhe integrimi aty ku e kemi vendin, në perëndim. Anomali të shumta, që e kanë kanosur popullin në një situatë të vështirë, pa vizione të qarta, pa premisa të sigurta për një liri, pa siguri, pa stabilitet, kanë qenë në të kalurën produkt i  përcaktimeve tona jodrejtë, duke ikur shpeshherë edhe nga vetvetja… Prandaj disa zëra që nuk pushojnë së çjerruri nëpër media, të cilat patriotizmin e kanë çdo moment në gjuhe, vetëm kur e do nevojë dhe interesi sekundar, nuk duhet përfillur, ata që në emër të shqiptarizmës së imagjinaur kërkojnë të sforcojnë të ardhmën tonë në qytetërimin oriental, jo vetëm s’duhet të përfillen, por duhet distancohesh si njerëz që më së paku e duan kombin, sepse në emër të po këtij patriotizmi bëhen forca destruktive për të penguar elementet e shëndosha të shoqërisë kosovare për integrim, brendashqiptare njëherit, e pastaj edhe perëndimor.

Shtresimet tona kulturore, janë esnecilisht perëndimore, mund të dëshmohen në çdo aspekt. Këto duhet vetëm t’i avancojmë, që kështu të avancojmë dhe ta kultivojmë vetveten tonë, në rrugëtimet tona për liri, prosperitet, demokraci dhe integrime në strukturat euro-atlantike, prandja edhe në universin e përgjithshëm kulturor dhe civilizues që e determinon këtë qytetërim.

Autori është në studime pasuniversitare në Fakultetin Filologjik në Prishtinë)

Please follow and like us: