Albspirit

Media/News/Publishing

Nju Jorku nën ujë brenda vitit 2300

Niveli i deteve do të rritet me 2,7 metra për shkak të ngrohjes globale. Më të rrezikuar brigjet lindore të SHBA-së

Megjithëse qeveritë e vendeve më të zhvilluara në botë kanë premtuar marrjen e menjëhershme të masave për të shmangur efektet e ngrohjes globale, niveli i deteve është i destinuar të pësojë rritje gjatë shekujve të ardhshëm. Konkluzioni ka ardhur nga një studim ndërkombëtarë i kryer nga disa shkencëtarë që merren me çështjet e klimës.

MË TEPËR SE NJË ALARM, DUKET SI NJË SKENAR APOKALIPTIK: NË VITIN 2300 NIVELI I DETEVE MUND TË RRITET DERI NË 4 METRA. MEGJITHATË SIPAS EKSPERTËVE SKENARI  MË I MUNDSHËM ËSHTË QË DETET TË RRITEN ME 2,7 METRA. “PASOJAT PËR DISA QYTETE DHE RAJONE MENDOHET TË JENË DRAMATIKE”, KA PARASHIKUAR NJË NGA BASHKË-AUTORËT E STUDIMIT, STEFAN RAHMSTORF, I INSTITUTIT TË POTSDAM, I SPECIALIZUAR NË KËRKIMIN MBI IMPAKTET KLIMATIKE.

Rritja qoftë dhe me një metër i nivelit të detit në Nju Jork p.sh. do të shumëfishonte frekuencën e pasojave. Bregu lindor i SHBA-së do të jetë një “shënjestër e veçantë”. Përgjatë mijëra kilometrave ku ndodhen Nju Jorku, Baltimora, Filadelfia dhe Boston, niveli i detit po rritet gati 4 herë më shumë se në pjesën tjetër të botës. Nga njëra anë në tjetrën të planetit, ka qindra milionë njerëz që jetojnë në zona bregdetare, relativisht të ulëta, kushtuar që rritja e nivelit të detit mund të sjellë pasoja dramatike edhe për vendet e varfra, sidomos ato në fazë zhvillimi, por edhe metropole të rëndësishme të Azisë.

PASOJAT? SIPAS NJË STUDIMI TË PUBLIKUAR NË REVISTËN SHKENCORE “NATURE CLIMATE CHANGE”, DËMET EKONOMIKE MUND TË JENË TË PALLOGARITSHME, E MUND TË SHOQËROHEN ME EKSOD REFUGJATËSH.

Please follow and like us: