Albspirit

Media/News/Publishing

NOBELISTET-PIRANDELLO, NOBELISTI I IX

1 Prandello

NOBELISTI  IX  1931/         

NE FOTO:LUIGI PIRANDELLONOBEL 1934/

Luigi Pirandello (Girgenti, 28 qershor, 1867 – Romë, 10 dhjetor 1936) ishte një dramaturg, shkrimtar dhe poet italian, i nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1934. Për prodhimin e tij, çështjet që shqyrtohen dhe inovacionit të rrëfimit teatror  konsiderohet ndër dramaturgët më të mëdhenj të shekullit të njëzet. Ndër veprat e tij spikasin  disa romane dhe tregime të shkurtra  dhe rreth dyzet drama, e fundit prej të cilave jo e plotë.

MOTIVACIONI:

«për guximin e tij dhe përfaqësimin e zgjuar  të artit dramatik dhe teatral»/

GLOBI

Ja globi: një top kartoni,

që  rrotullohet rreth një boshti të brendshëm.

Rrotullohet…pista me ngjyra të ndryshme

synon kufirin e vet, të çdo kombi.

 

 Ky, është Oqeani Atlantik; dhe është det

sa i kaltër duket. Kjo masë dallgësh

këtu janë malet: Alpet. Roma

është kjo pikë që duket e s’duket.

 

Kush do ta dallonte në shikim të parë? Megjithatë

ka njerëz të mëdhenj, madje të pavdekshëm,

në këtë lodërzë ; të këqija të mëdha

dhe të mira të mëdha dhe dashuri të mëdha dhe përkujdesje…

 

Prandaj unë e mbaj atë në duar,

e rrotulloj me një gisht.

Lojë e marrë! I japim fund?

Përgatit katastrofën e botës për nesër.

Përktheu: Faslli Haliti

 

Please follow and like us: