Albspirit

Media/News/Publishing

Orgjia e zyrtarëve kinezë

Disa drejtues të Partisë Komuniste në Kinë janë përfshirë në një skandal seksual, ndërsa foto të tyre nudo në një hotel me dy vajza kanë marrë dhenë

Një skandal i madh seksual ka përfshirë disa funksionarë qeveritarë në Kinën komuniste. Në versionin kinez të ‘Twitter’, i quajtur ‘Weibo’ prej disa ditësh janë duke qarkulluar më tepër se 100 foto në të cilat paraqitet Wang Minsheng, sekretar i Partisë Komuniste në distriktin Luijang si dhe numri dy i tij, në një orgji seksuale prej 5 vetash.

Partia Komuniste kineze i ka cilësuar si shpifje keqdashëse dhe montim fotot e publikuara, ndërsa ka njoftuar se përgjegjësit e kësaj fushate denigruese do të marrin atë që meritojnë. Por një sajt në internet ka publikuar lajmin se funksionari kinez i kapur me presh në duar, ndërkohë është shkarkuar nga posti i tij dhe është vënë nën hetim lidhur me incidentin e pakëndshëm.

Nga ana e tij, sekretari komunist protagonist i fotove nuk e ka pranuar për asnjë moment se ai është protagonist i skandalit, por se bëhet fjalë për një montazh dhe se ai është viktimë e presioneve nga njerëz të përfshirë në korrupsion.

Disa hipotetizojnë se bëhet fjalë për një diversion, për të shkëputur vëmendjen e publikut nga procesi gjyqësor për gruan e Bo Xilai, ish-lider i fuqishëm, e cila është akuzuar për vrasjen e një britaniku. Në Kinë, krimi i seksit në grup mund të dënohet me deri në pesë vjet burg.

Please follow and like us: