Albspirit

Media/News/Publishing

Paraja prish edhe familjet e famshme

Prindërit i tradhtuan në mënyrën më të keqe

Prindërit janë aty për të dhënë mbështetjen pa kushte, të na edukojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, por edhe të na drejtojnë kur nuk jemi të sigurt nëse po ecim në drejtimin e duhur.

Por kjo nuk ndodh gjithherë, pasi ka raste kur prindërit jo që nuk i përmbushin obligimet e tyre si prindër, por përkundrazi, bëjnë veprime që janë të dëmshme për fëmijët e tyre.

Dhe këtë e ka ndjerë në lëkurën e tyre edhe disa nga yjet më të mëdhenj të shoubiznesit, të cilët do t’i prezantojmë më poshtë.

Aktorja e bukur Leighton Meester e ka paditur nënën e saj Konny, pasi ajo i kishte fshehur 7500 dollarë, transmeton “zeri.info”.

Ky ishte vetëm njëri nga mashtrimet e shumta të nënës së saj kur bëhet fjalë, pasi dyshohet se ajo ka keqpërdorur edhe qindra mijëra dollarë të tjerë.

Në vitin 2013, njerka e motrave të famshme Kardashian, Kim, Kourtney dhe Khloe, Elen Kardashian, medieve u ka shitur faqe eksplicite nga ditari i tyre familjarë, në mënyrë që të fitonte para.

Në këto faqe, jepeshin detaje nga martesa e babait të tyre Roberts dhe nënës Kris Jenner, me çka Elen kishte dashur të dëshmojë se Kris ishte një nënë e keqe. Khloe ishte e vetmja që ia kishte ndalur hovin Elenës në qëllimin e saj.

Ylli i filmit të popullarizuar “Home Alone”, Maccalay Culkin, qysh në moshën 16-vjeçe kishte ngritur padi kundër prindërve të saj, duke kërkuar distancimin nga ata, duke insistuar se ata e kanë mashtruar dhe i kanë marrë para nga projektet televizive.

Aktorja Mischa Barton, e cila është popullarizuar me rolin e saj në serinë e famshme “Orange County”, kishte ngritur padi kundër nënës së saj, për shkak të ‘mohimit sistematik të fitimit dhe shfrytëzimit të famës së saj”.

Ajo nënën e saj e kishte akuzuar se nuk i kishte dhënë me rregull para xhepi dhe se e ka detyruar që të blejë një shtëpi në Beverli Hills për 7.8 milionë dollarë.

Image
Image
Image

 

Please follow and like us: