Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipja, nga gjuhët më të vjetra në kontinent

Një studim i ri del në konkluzionin se gjuhët indo-europiane e kanë origjinën në Anadoll ose në Turqinë e sotme, njofton NYT.com. Kërkuesit studiuan evolucionin e 103 gjuhëve të sotme apo të zhdukura nga familja e gjuhëve indo-europiane dhe krijuan një pemë për të treguar lidhjet mes gjuhëve të ndryshme.

Harta e krijuar tregon se ka shumë gjasa që degët kryesore u krijuan para se të përhapeshin dhe të diversifikoheshin në rajone të tjera.

Një hipotezë konkurrente sugjeron se origjina e gjuhëve të sotme gjendet diku në stepat e euro-azisë, në Ukrahinën dhe Rusinë e ditëve tona.

Studimi tregon se gjuha shqipe i ka rrënjët 5 mijë vjet më parë dhe është afërsisht njësoj e vjetër me Greqishten dhe gjuhën armene. Gjuhët e tjera janë ndarë në degëzime në periudha të ndryshme ndërsa gjuha shqipe vlerësohet se ka qenë e pandarë deri para 1 mijë vjetësh kur u shfaqën edhe ato që ne sot i njohim si dialekte.

Please follow and like us: