Albspirit

Media/News/Publishing

Teksas, një person u dënua me vdekje dhe u ekzekutua gabimisht

Dhoma e vdekjes”, Departamenti i Drejtësisë Penale, Teksas

Ai kishte një pamje të jashtme shumë të ngjashme me vrasësin, mbante të njëjtin emër me të dhe ishte pranë skenës së krimit në orën fatale: Carlos DeLuna e pagoi çmimin final dhe u ekzekutua gabimisht në vend të dikujt tjetër në Teksas, në vitin 1989, zbulon një raport i zbardhur së fundmi.

Me gjithë numrin e madh të personave me emrin Carlos në Teksas, DeLuna u dënua me vdekje dhe u ekzekutua vetëm në bazë të informacioneve të dhëna nga një dëshmitar okular, pavarësisht se ishin një sërë shenjash dhe provash që dëshmonin se ai nuk ishte fajtori, thotë profesori i drejtësisë, James Liebman.

Liebman dhe pesë nga studentët e tij në Fakultetin e Drejtësisë në Columbia, u morën për gati pesë vjet duke hulumtuar mbi detajet e një çështjeje, që sipas profesorit është “simbol i dështimit të sistemit të drejtësisë”.
DeLuna, 27 vjeç, u dënua me vdekje dhe më pas u ekzekutua, pasi “një hetim të paplotë, i cili padyshim ishte i gjithi një dështim”, thotë Liebman.

NGA ANALIZIMI DHE STUDIMI I RAPORTIT PREJ 780 FAQESH, PROFESORI I DREJTËSISË DHE STUDENTËT E TIJ ZBULUAN NJË SËRË PROCEDURASH TË GABUARA NË BAZË TË TË CILAVE AUTORITETET E KOHËS E KISHIN DËNUAR ME VDEKJE 27-VJEÇARIN, NDËRKOHË QË NJË TJETËR PERSON ISHTE AUTORI I VRASJES.

DeLuna u akuzua për një ngjarje të ndodhur në vitin 1983, kur një nënë e re ishte vrarë me thikë në një stacion gazi në periferi të Teksasit, ku ajo punonte. 40 minuta pas ngjarjes, Carlos ishte arrestuar i akuzuar për vrasjen, duke u mbështetur vetëm nga informacionet e një dëshmitari okular, i cili kishte pohuar se kishte parë një mashkull hispanik që kishte veshur këmishë të bardhë dhe mbante mustaqe, të vraponte në vendin e ngjarjes. Edhe pse vet të dhënat e dëshmitarit ishin shpesh kontradiktore, kaq u mjaftoi autoriteteve të arrestonin Carlos DeLuna, i cili kalonte në atë kohë në zonën ku ndodhi ngjarja.

“Pas gjykimit nxituar DeLuna u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në 1989. Ndërkohë, vrasësi i vërtetë i gruas së re, Carlos Hernandez, i cili ishte arrestuar pasi kishte vrarë një tjetër grua me të njëjtën thikë, deri ditën kur vdiq në burg nga një sëmundje e mëlçisë, në mënyrë të përsëritur kishte pranuar vrasjen e gruas për të cilën u ekzekutua një person i pafajshëm”, – thotë Liebman.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: