Albspirit

Media/News/Publishing

Alibaba njofton për rritje më të shpejtë të të ardhurave

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba ka njoftuar për rritjen më të shpejtë të të ardhurave në muajt e fundit, ndihmuar nga shtimi i vëllimit të mallrave.

Të ardhurat u rritën 39 për qind nga viti në vit në 24.2 miliardë juanë ose 3.7 miliardë dollarë amerikanë deri në fund të marsit.

Tejkalimi i parashikimit të të ardhurave bëri që aksionet e Alibaba-s të rriten me afro 4 per qind të enjten. Për vitin e plotë fiananciar që përfundoi në mars, e ardhura neto ishte rreth 11 miliardë dollarë amerikanë. Ndërkohë, shitja e mallrave online u rrit me 24 për qind në krahasim me një vit më parë. (Albana)

Please follow and like us: