Albspirit

Media/News/Publishing

Itali, 28-vjeçarja shqiptare vdes në aksident duke u kthyer nga puna 

Itali, 28-vjeçarja shqiptare vdes në aksident duke u kthyer nga puna (Foto)

Një vajzë 28-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të 6 majit në Firence.

Rajmonda Lakaj, nga Shkodra, po kthehej nga puna kur u përplas me një bordurë dhe më pas u përmbys.

Panorama shkruan se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00. Banorët telefonuan emergjencës, e cila pasi nxorri vajzën nga makina u vërejt se ajo kishte vdekur. 28-vjeçarja punonte në një fabrikë tekstilesh në Agliana.

 

Lakaj po udhëtonte me një makinë tip “Frod Fiesta”, e cila ka fotot duket drejtësisht e shkatërruar pas aksidentit.

 

Në aksident nuk është përfshirë asnjë makinë tjetër. Sipas hetimeve të para, Lakaj ka humbur kontrollin e automjetit nga shpejtësia duke bërë që të përplaset me murin mbrojtës të rrugës.

Please follow and like us: