Albspirit

Media/News/Publishing

Papa nderohet me çmimin “Karli i Madh”

Papa nderohet me çmimin “Karli i Madh”

Ati i Shenjte, Papa Francesku u nderua me çmimin ndërkombëtar “Karli i madh” per kontributin e dhëne per paqen, mirëkuptimin dhe unitetin e Europes. Dhe kete ceremoni kreu i katolicizmit e shfrytëzoi per te rikthyer vëmendjen tek kriza e emigranteve, ndërsa kujtoi vlerat mbi te cilat është krijuar Bashkimi Europian.

“Unë ëndërroj nje Europe, ku te jesh emigrant nuk është krim, por një thirrje për angazhim me te madh ne emër te dinjitetit te çdo qenieje njerëzore. Ëndërroj nje Europe te re, e afte te jete ende nene, qe te kujdeset per ate qe kërkon strehe. Është koha qe Europa te zgjohet dhe te zbatoje projektet e etërve themelues, per te ndërtuar ura dhe shembur mure”.

Papa kujtoi se Europa ka qene gjithnjë nene e popujve dhe kombeve, e grave dhe burrave te shquar, qe kane ditur t’i mbrojnë dhe te japin jetën per vëllezërit e tyre dhe se identiteti europian ka qene gjithnjë nje identitet dinamik dha multikulturor. Ceremonia e nderimit te Papës u mbajt ne Vatikan e ne te morën pjese krerët e tre institucioneve te BE, liderë europiane dhe ambasadore.

Please follow and like us: