Albspirit

Media/News/Publishing

Të martën 3 takimet e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin

Të martën 3 takimet e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin
Me grupet parlamentare të PS, PD, LSI
Takimet e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin me tre grupet parlamentare të PS, PD dhe LSI do të zhvillohen në një ditë, të martën e javës së ardhshme. Mësohet se kryediplomati amerikan dhe ajo e Bashkimit Europian në Shqipëri, do të nisin serinë e takime nga selia e Partisë Socialiste, që ka edhe grupin më të madh parlamentar. Donald Lu dhe Romana Vlahutin parashikohet të mbërrijnë në PS në orën 15:00 të së martës. Më pas do të kalojnë në selinë e Partisë Demokratike ku pritet të mbërrijnë rreth orës 16:00, ndërkohë që takimi i fundit, ai me grupin parlamentar të LSI-së do të zhvillohet në orën 17:00. Në të treja këto takime mësohet se ambasadori amerikan dhe kolegia e tij e Brukselit nuk do të bëjnë thjeshtë vëzhguesin, por do të flasin përpara deputetëve të secilës parti, në lidhje me draftin final të reformës në drejtësi.
Please follow and like us: