Albspirit

Media/News/Publishing

Fëmijët e vdekur në Kavajë, shofere një grua

Policia ka dhënë detajet e para të aksidentit tragjik në Kavajë duke konfirmuar vdekjen e dy fëmijëve.

Në makinë kanë qenë tre fëmijë, nga të cilët dy prej tyre njeri 3 e tjetri 5 vjec, humbën jetën dhe një 1 vjecar është plagosur.

Ndërkohë bëhet e ditur se gruaja e plagosur është drejtuesja mjetit që kreu aksidentin e rëndë. Besohet se ajo eshte nderkohe edhe nena e femijeve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2016, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore Golem-Kavajë, mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar.

Drejtuesja e mjetit me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia she grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Please follow and like us: