Albspirit

Media/News/Publishing

Sfida e femrave

 

Arianna

Nga Arianna Huffington/ The Huffington Post

Nocioni ynë aktual i suksesit, me të cilin e udhëheqim veten drejt terrenit, për të mos thënë drejt varrit – në bazë të së cilit puna deri në pikën e ezaurimit dhe të rraskapitjes konsiderohet si një etiketë nderi – është vendosur nga burrat, në një kulturë pune të mbizotëruar nga burrat. Por është një model suksesi që nuk funksionon për gratë dhe në të vërtetë nuk po funksionon më as për vetë burrat.

Gratë po paguajnë një çmim edhe më të lartë se burrat për pjesëmarrjen e tyre në një kulturë punë të karakterizuar nga stresi, pagjumësia dhe rraskapitja.

Kjo është një arsye se përse kaq shumë gra të talentuara, me diploma mbresëlënëse që në punëra të fuqishme, e braktisin karrierën e tyre sapo iu jepet rasti.

Më lejoni të përllogaris gjërat në të cilat kostot personale janë të papërballueshme: gratë në punëra me stres të lartë kanë një rrezik afërisht 40 përqind më të lartë nga sëmundjet apo ataku në zemër krahasuar me kolegët e tyre më pak të stresuar, dhe një rrezik 60 përqind më të lartë për diabetit e tipi 2 (një rrezik që nuk ekziston për burrat).

Gratë që pësojnë atak në zemër dhe që vdesin brenda vitit janë thuajse dyfishi i asaj që ndodh me burrat, dhe gratë në punë me stres të lartë kanë më tepër gjasa që të bëhen alkooliste se sa gratë në në punëra me stres të ulët. Stresi dhe trysnia nga karrierat e niveleve të larta mund të jetë gjithashtu një faktor në shkaktimin e çrregullimeve në ngrënie në gratë të moshës nga 35 deri në 60 vjeçe.

Në rast se do ta ripërkufizojmë se çfarë do të thotë sukses, ai do të jetë ai i grave që e përcaktojnë vetë rrugën e tyre dhe i burrave, të çliruar nga nocioni se e vetmja rrugë ndaj suksesit përfshin të marrësh Autostradën e Atakut në Zemër për në Qytetin e Stresit, si në punë ashtu edhe në shtëpi.

 

Please follow and like us: