Albspirit

Media/News/Publishing

Sqarimi i deputetes kur e akuzojnë për luks të tepërt

Sqarimi i deputetes kur e akuzojnë për luks të tepërt

“Më vjen shumë keq kur thonë t’u bëfshin ilaçe ato lekë!”

Jo pak polemika shkaktoi në rrjetet sociale dhe jo vetëm të mirat materiale që gëzonte deputetja socialiste Esmeralda Shkjau. Pas këtij “presioni”, ajo nuk ka mundur dot të qëndrojë në heshtje, duke dhënë mesazhe mjaft të forta për këdo që e ka kritikuar.

E ftuar në “Top Show”, Shkjau ka thënë se ajo është shtëpia e prindërve të saj, të cilët nuk janë shtresë e pasur shoqërore.

Shtëpia është e prindërve të mi, ata e kanë patur ëndërr që të kenë një shtëpi të mirë dhe ta kenë atë në etapa të rëndësishme të jetës së tyre. Tashmë im atë po del në pension, ime më është kthyer në shtëpiake nga momenti kur kishte një supermarket të sajin ku punonim të gjithë. Unë kam punuar në kohën e drekës dhe kur vija me pushime, pasi studioja në Gjermani.

Është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët duhet t’i ndihmojnë prindërit e tyre”, ka thënë deputetja Shkjau. E pyetur nga moderatori Dudushi nëse i ndihmon më shumë prindërit tani që ka rrogë më të lartë, ajo ka thënë se “rroga e një deputeti është shumë e lartë, por edhe shumë e ulët për trendin e ditës që ti ke”.

Deputetja Esmeralda Shkjau është ndjerë gjithashtu e keqardhur edhe për komentet negative që njerëzit në rrjetet sociale kanë shkruar.

“Më vjen shumë keq kur thonë t’u bëfshin ilaçe ato lekë dhe më mërzit shumë negativiteti në rrjet”, ka theksuar ajo.

esi shkaju

Please follow and like us: