Albspirit

Media/News/Publishing

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

54c48e9706eac_-_marilynmonroehomecollage

Marilyn Monroe ka fituar zemrat e amerikanëve ndërsa më pas u shndërrua në një nga seks simbolet më të mëdha të botës pas roleve të saj filmike në vitin 1950, “Some Like it Hot” dhe “The Seven Year Itch”. Ikona seks simbol ka jetuar në 43 shtëpi të ndryshme gjatë jetës së saj por ka pasur në pronësi vetëm një shtëpi – shtëpinë e vitit 1929 në Brentëood të Kalifornisë. Në vitin 1962, pasi ajo ishte këshilluar nga psikologët që të marrë pak pushim dhe t’i përkushtohet vetes, ajo ka kaluar shumë kohë në verandën e kësaj shtëpie të cilën e kishte blerë për 90.000 dollarë amerikanë, transmeton Klan Kosova. Shtëpia e Monroe që e shihni në fotografitë e mëposhtme kishte katër dhoma gjumi, tri banjo ndërsa Monroe ishte gjetur e vdekur pikërisht në këtë shtëpi në moshën 36 vjeçare. Shtëpia pasi ka vdekur Monroe, ka pasur disa pronarë por së fundmi është shitur për 3.85 milionë dollarë në vitin 2010. Më poshtë shihni fotografitë e shtëpisë së Marilyn Monroe:

 

Please follow and like us: