Albspirit

Media/News/Publishing

Elvis Rroshi rrëfen përse u procedua në Gjermani

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka reaguar pas publikimit të formularit të dekriminalizimit, në të cilin ai pranon se është proceduar në Gjermani. Rroshi thotë se ai është ndaluar si emigrant i paligjshëm pa dokumenta dhe është dënuar. Faktin që në dokument ka shkruar se nuk e mban mend datën dhe arsyen e procedimit, ai e justifikon duke thënë se nuk ka dashur të japë të dhëna të rreme dhe se e gjithë procedura e ndalimit dhe dëbimit të tij është duke u zbardhur nga avokatët e tij për t’iu vënë më pas institucioneve shtetërore. Rroshi thotë se historia e tij është një histori si e shumë shqiptarëve që kanë emigruar në mënyrë të paligjshme në Europë në vitet ’90. Opozita e ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Kavajës si të përfshirë në trafik droge e prostitucion dhe thotë se kjo është arsyeja përse ai e ka ndryshuar emrin.

Deklarata e plotë e Elvis Rroshit:

Duke qene se disa pjese te deklarimit tim per pastertine e figures jane botuar sot ne disa media prane Partise Demokratie, deshiroj te sqaroj sa me poshte:

Si per shume shume shqiptare te tjere, vitet 90 kane qene vite tejet te veshtira nga ana ekonomike. Shume prej nesh i jane drejtuar emigracionit per te patur mundesi me te mira per vete dhe per familjet tona. Por, sigurisht qe te punoje me leje te ligjshme ne vendet e Bashkimit Europian nuk ishte e lehte, thuajse e pamundur. Historite e shqiptareve qe arrinin te merrnin nje vize turistike vetem e vetem per te hyre ne Gjermani e Itali e me pas punonin ilegalisht jashte afateve ligjore te vizes jane te panumerta. Sikunderse jane te shumta rastet kur shqiptare te deshperuar ne kerkim te nje pune ne perendim harxhonin te gjitha kursimet e tyre per te blere nje dokument apo nje vize te fallsifikuar. Kjo eshte edhe historia ime, njesoj si historia e qindra e qindra shqiptareve te tjere. Une jam ndaluar ne Gjermani nga autoritetet vendase dhe me pas jam debuar nga Gjermania. Kjo ka ndodhur pasi kam qene emigrant pa letra. Kam shkruar ne deklarate se nuk me kujtohen detajet e ceshtjes pasi dua te jem i sakte ne cdo percaktim. Te gjitha detajet dhe procedurat e ndalimit dhe debimit tim jane duke u zbardhur nga avokatet e mi dhe do u vihen ne dispozicion publikut dhe institucioneve shteterore sa me pare te jete e mundur. Por nje gje eshte e sigurte: Une nuk jam subjekt i asnje krimi qe parashikon ligji dekriminalizimit dhe nuk doja qe Sali Berisha dhe partia e tij te kerkonin largimin tim nga politika per pasaktesi deklarimi.

Please follow and like us: