Albspirit

Media/News/Publishing

Era Istrefi këndon me playback në Gjermani

13138878_1763153170570234_5274910897113885406_nKëngëtarja kosovare, Era Istrefi, që po korr sukses anembanë botës me këngën e saj “BonBon”, ka performuar në kanalin e njohur gjerman “Pro7”.

Prishtinasja ka kënduar hitin e saj “Bonbon”, në emisionin e njohur “Schlag den Star”. Mes duartrokitjesh e ovacionesh të publikut, drejtuesi i emisionit i ka thënë në shqip “Faleminderit Era”, e ajo ia ka kthyer në gjuhën gjermane, “Danke”. Por edhe pse performanca e saj është pëlqyer, këngëtari shqiptar Ardit Çuni, nuk ndan të njëjtin mendim.

“Fakti që je i përfolur, këngë ‘on Top’ s’të bën të jesh domosdoshmërish Rihanna apo SIA. Më vjen keq për disa shqiptarë që thjesht se u tha “Faleminderit” në Gjermani duhet ta ngrenë në qiell. Jini pak më objektiv, performanca e parë që duhet të ishte shpërthyese erdhi me Playback, me koreografi të dobët dhe interpretim prej një artisteje që për herë të parë ndoshta po prekte skenën. Dhe ju lutem mos më thoni nga këto komentet e tipit (është për herë të parë, prit se është fillimi, kënga e parë etj)…

Shihni pak këto emrat e mëdhenj si kanë qenë në fillimet e tyre dhe flasim sërish. Si përfundim kënga është shumë e bukur, suksesi është i padiskutuar por me këto krahasime që të bëhen duhet të punosh më shumë që ti justifikosh ERA. Ti bësh kritika pozitive apo negative një artisteje që ndoshta ka mundësi për më tepër s’do të thotë definitivisht xhelozi”.

 

Please follow and like us: