Albspirit

Media/News/Publishing

Futbollisti i Kombëtares i dhuron 1 mijë euro të “famshmit” Ardi Daullxhiu

Futbollisti i kombëtares Odise Roshi ka kryer një gjest mjaft human duke i dhuruar 1 mijë euro te mjerit më të famshëm në Shqipëri, Ardi Daullxhiut. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan, Ardi Daullxhiu tha se futbollisti i kombëtares i kishte dërguar në llogarinë bankare 1 mijë euro për të mbuluar shpenzimet e varrimit të nënës. Një xhest mjaft fisnik i futbollistit të Rijekës dhe të kombëtares sonë të futbollit, për një person në nevojë dhe mjaft popullor pas daljeve të shpeshta në emisionin “Zonë e Lirë”.

Please follow and like us: