Albspirit

Media/News/Publishing

Pahor: Ballkani terren natyror për zgjerimin e BE-së

z Presidenti slloven, Borut Pahor deklaroi se Ballkani Perëndimor është terren natyror për zgjerimin e BE-së dhe theksoi se për shkak të ndijshmërisë në rajon, procesi i zgjerimit nuk duhet të jetë vetëm proces teknik, pasi ai nënkupton edhe proces serioz politik.

Në fjalimin e konferencës së sigurisë në Budva, Pahor tha se suksesi në zgjerim varet nga përkushtimi ndaj BE-së dhe NATO-s si dhe nga përkushtimi pa rezerva i çdo vendi në rajon ndaj zgjidhjes së çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, që mund ta pengojnë vijimin e suksesshëm të negociatave.

“Ky kuptim është kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, theksoi Pahor.

Please follow and like us: