Albspirit

Media/News/Publishing

“Të studiosh në Itali”

“Të studiosh në Itali”, aktivitet promovues i sistemit akademik italian në Shqipëri

studimet-ne-itali-c1200x600Ceremonia e përurimit të edicionit të katërt  “Të studiosh
në Itali” , një aktivitet promovues i sistemit akademik italian në Shqipëri do zhvillohet kete te shtunë, më 7 maj 2016, në orën 9,00, në Hotel Tirana International. Sipas njoftimit te derguar  do të jenë të pranishëm,  Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Adriana Frisenna,
Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo dhe Redi Shtino Zëvëndës Ministër i Arsimit
dhe Sporteve.
I organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë nën kujdesin e Ambasadës Italiane dhe me mbështetjen e SIGAL UNIQA GROUP, Të studiosh në Itali deshiron t’u ofrojë të gjithë studentëve shqiptarë mundësinë e një kontakti direkt me Universitete të ndryshme, përfaqësuese të shumë rajoneve të Italisë. Përfaqësuesit e secilit Universitet të pranishëm do të bëjnë një prezantim të shkurtër në mënyrë që të nxjerrin në pah specifikat dhe pikat e forta të ofertës së tyre arsimore, por do të jenë gjithashtu në dispozicion edhe për takime individuale me studentët e interesuar pranë stendave të vendosura enkas pranë Hotel Tirana International.
Duke ju referuar njoftimit, do të dorëzohen gjithashtu dy bursa studimi për studentë të italianistikës së Universitetit të Tiranës, që do të frekuentojnë Laboratorin Ndërkombëtar “Pejsazh dhe Shije” që do të zhvillohet në Gemona del Friuli nga data 21 korrik deri më 11 gusht 2016. Do të vazhdohet me prezantimet e çdo Universiteti, sipas radhës së mëposhtëm: Università di Bologna, Politecnico di Torino, Università degli Studi di Bergamo, Università Ca’ Foscari di Venezia, Università degli Studi di Pavia, Università degli Studi Genova, Libera Università di Bolzano, Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio” , Università degli Studi di Foggia, Università di Camerino, Università per Stranieri di Siena, Università del Salento, Università degli Studi di Trento, Università degli Studi di Napoli Federico II, Seconda Università degli Studi di Napoli, Università di Torino, Università degli Studi di Perugia, Università degli Studi di Trieste, Politecnico di Bari, Università degli Studi di Macerata.

Studentët shqiptarë do të priten në hyrje, nga përgjegjësit e Institutit Italian të Kulturës, të Zyrës së Shkollave të Konsullatës Italiane në Tiranë, të Shoqatave Ipsia-Acli dhe Inas Cisl, shumë aktive në fushën e drejtimit të studentëve shqiptarë në Itali, të APADI-t (Shoqata e Pedagogëve Shqiptarë të Gjuhës Italiane) dhe të AS@N (Organizata e Studentëve Shqiptarë në Botë).

Edhe pse “Të studiosh në Itali”,   i drejtohet kryesisht studentëve që dëshirojnë të fillojnë ose të vazhdojnë studimet e tyre univeritare në Itali, ky aktivitet do të jetë gjithashtu një mundësi takimi i përgjegjësve të Universiteteve italiane me ata shqiptarë, Rektorët e të cilave janë ftuar të marrin pjesë, në mënyrë që të nxitin kontakte të reja apo të forcojnë ato ekzistuese, për shkëmbime të mundshme studentore, si dhe për krijimin e kurseve didaktike ., trajnimeve të përbashkëta.

Please follow and like us: