Albspirit

Media/News/Publishing

Vazhdon evakuuimi i kanadezëve nga zona që po digjet


Zjarri në Fort McMurray, Kanadë

Zyrtarët kanadezë po vazhdojnë të transportojnë banorët e vendit të shkatërruar nga flakët nga zona e Fort McMurray.

Policia dhe ushtria po e mbikqyrin sot një varg automjetesh në zonë dhe transportin ajror masiv të të larguarve, i cili është gati për të rifilluar.

Rreth 2,500 automjete dhe 7,000 njerëz kanë kaluar nëpërmjet Fort McMurray të premten, pavarësisht pengesave që zgjatën një orë, për shkak të tymit të madh, thonë autoritetet.

Më shumë se 80,000 njerëz kanë ikur nga Fort McMurray, qytet i naftës, ku zjarri ka djegur më shumë se 1,600 shtëpi dhe ndërtesa të tjera.

Please follow and like us: