Albspirit

Media/News/Publishing

Beckham rrëfen sekretin e “Spice Girls”

spicegirls21Victoria Beckham ia ka dalë që brenda pak vitesh të bëhet një emër i madh në fushën e modës. Bashkëshortja e futbollistit David Beckham e nisi karrierën si këngëtare, por shumë shpejt u hodh në botën e modës. Ajo mbahet mend si Posh e grupit të vajzave britanike “Spice Girls”. Shuam vite pas suksesit të madh që njohu grupi i saj, Victoria ka rrëfyer se në të vërtetë nuk është gjendur kurrë rehat në botën e muzikës. “Shpesh, mikrofonin tim e fiknin. Preferonin që të këndonin vajzat e tjera”, ka thënë ajo. Victoria është shprehur se gjatë performancave live, ajo nuk këndonte në të vërtetë. Nëna e katër fëmijëve thotë se ka qenë gjithnjë ndryshe nga vajzat e tjera të grupit. “Kur të tjerat kënaqeshin duke kërcyer mbi tavolina, unë isha ajo që kujdesej që tavolina të mos binte”, tregon Victoria.
Please follow and like us: