Albspirit

Media/News/Publishing

Del në ankand letra e Ajnshtajnit për Zotin

Me një çmim fillestar 3 milionë dollarë, ka dal në ankand një ndër letrat e fundit të gjeniut gjerman, Albert Ajnshtajn. Letra e firmosur në vitin 1954, një vit para se shkencëtari të vdiste, i është drejtuar filozofit Eric Gutkind.

Letra është blerë nga një koleksionist anonim në vitin 2008 dhe nga sot del në ankand online në eBay. Për Eric Gazin, zëdhënësin e negociatave, “interesi i të gjithë botës për Ajnshtajnin, për temat e rëndësishme që mbart kjo letër, justifikojnë çmimin e lartë”. Në dokument, gjeniu diskuton mendimin e tij mbi fenë dhe Biblën, që sipas tij ndoshta është “një përmbledhje legjendash të nderuara, por ende primitive dhe disi fëminore”.

Please follow and like us: