Albspirit

Media/News/Publishing

Drogë me skaf nga Shqipëria në Greqi, sekuestrohen 700 kg kanabis

Një sasi prej 700 kg kanabis sativa u sekuestrua në ishullin Zakynthos të Greqisë. Autoritetet Helene thonë se droga ishte transportuar me skaf nga qyteti i Patras dhe se ishte dërguar nga Shqipëria. Në pranga janë vënë  7 persona, por nuk është bërë i ditur identiteti i  tyre. 5 prej tyre ishin në skaf duke bërë transportin nga Patra në Zakyntho, kurse dy personat e tjerë u kapën në vendngjarje duke pritur me kamion kanabisin për ta transportuar. Mediat greke raportojnë se autoritetet greke ishin në dijeni dhe kishin inofrmacion për këtë ngarkesë të madhe droge nga Shqipëria dhe me destinacion ishllin në shtetin fqinj.

Please follow and like us: