Albspirit

Media/News/Publishing

Femra më e pasur në botë

Gruaja dhe njëkohësisht personi më i pasur në Australi, Gina Rinehart, është bërë edhe gruaja më e pasur në botë, duke kaluar pasaniken Christy Walton, që e ruante këtë pozicion prej disa kohësh, sipas studimit vjetor të ‘Business Review Weekly’.

NJË STUDIM I ‘BUSINESS REVIEW WEEKLY’ PËR 200 PASANIKËT MË TË MËDHENJ TË BOTËS, I CILI ËSHTË PUBLIKUAR TË MËRKURËN, E VLERËSON PASURINË E MANJATES SË MINIERAVE, RINEHART 28.48 MILIARDË DOLLARË AMERIKANË, QË I TEJKALON TË GJITHA PARARENDËSET E SAJ NË KËTË RENDITJE.

Në muajin mars, revista “Forbes” e renditi pasaniken Walton dhe familjen e saj në vendin e parë, me një pasuri prej 25.3 miliardë dollarë, ndërsa Rinehart numëronte një pasuri prej 18 miliardësh në atë kohë. Sipas redaktorit të revistës ‘BRW’, që ka listuar edhe pasanikët më të mëdhenj të botës, Andrew Heathcote, manjatja e minierave e ka trefishuar pasurinë e saj për një periudhë 1-vjeçare, pasi çmimet u rritën dhe ajo arriti të realizonte dy marrëveshje të rëndësishme, një për hekurin dhe një për mineralet.

 GINA RINEHART, 58 VJEÇE, TRASHËGIMTARE E NJË PERANDORIE MINIERASH HEKURI NË ZONAT MINERARE MË TË PASURA TË AUSTRALISË, ËSHTË NJË FIGURË KONTROVERSE, QË DOLI HAPUR KUNDËR TAKSAVE TË REJA PËR MINERALET DHE QË SË FUNDMI BLEU NJË NUMËR TË MADH AKSIONESH NË SEKTORIN MEDIATIK.

Ajo është e përfshirë gjithashtu në një seri padish penale, madje ka edhe një çështje të hapur gjyqësore me fëmijët e saj në lidhje me një pasuri të përbashkët familjare ku është akuzuar për mashtrim.
Sipas Heathcote, Rinehart ishte duke arritur edhe manjatin meksikan të telekomunikacionit, Carlos Slim, pasuria e të cilit është 69 miliardë dollarë, duke pasur parasysh rritjen e madhe të kërkesës për burimet natyrore të Australisë.

Nisur nga ecuria e ritmit me të cilin po shtohen të ardhurat e saj, shumë shpejt 58-vjeçarja do të arrijë të ketë një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, duke u bërë kështu jo vetëm gruaja, por edhe personi më i pasur në të gjithë botën, – thotë redaktori i ‘BRW’, Heathcote.

Please follow and like us: