Albspirit

Media/News/Publishing

Fotoja e ndaluar e Lady Diana adoleshente

Ajo është padyshim gruaja më e fotografuar e brezit të saj. Por tashmë një foto e papublikuar më parë e princeshës Diana kur ajo ishte adoleshente ka dalë në dritë dhe misteri më i madh lidhet me faktin se fotoja bardhë e zi, e marrë gjatë pushimeve në mal, pak para se ajo të fejohej me princin Charles, ishte e ‘shenjuar’ për të mos u publikuar kurrë. Fotoja mendohet se i përket viteve 1979 ose 1980, kur Diana ishte 18-19 vjeç dhe po kalonte pushimet në mal duke bërë ski. Imazhi tregon princeshën e ardhshme teksa është mbështetur në prehrin e një mashkulli, i cii është duke lexuar një libër mbi shpatullat e saj. Identiteti i fotografit nuk dihet, por dihet se fotoja iu shit ‘Daily Mirror’ në vitin 1981, dy ditë pas fejesës së Dianës me princin Charles. Duket se kryeredaktori i asaj kohe e kishte parë të arsyeshme ose e kishin detyruar të mos e botonte foton e princeshës së ardhshme të Anglisë me një mashkull të panjohur, kështu që i kishte vënë fotos një rreth në të cilin shkruante: të mos publikohet. Fortoja kishte qëndruar në arkivat e gazetës deri 7 vjet më parë, kur u ble nga një koleksionues privat, i cili tashmë e ka nxjerrë në ankand. Mendohet se imazhi i princeshës Diana adoleshente mund të shitet deri në 750 paund, por poseduesi i saj mendon se shënimi intrigues: ‘të mos publikohet’ i shkruar sipër fotos, pa diskutim që do ta rrisë më tepër çmimin e saj.

Please follow and like us: