Albspirit

Media/News/Publishing

Fotoja e panjohur e Lady D., shitet për 18.306 dollarë

fotoja-e-panjohur-e-DianesShitet për 18.306 dollarë fotoja e panjohur e princeshës Diana.

Shifra është paguar nga një investitor imobilar nga San Diego, i cili ka “luftuar” për të pasur imazhin e Diana Spencer të re, përpara se ajo të bëhej princesha e Galles.

Diana është fiksuar bashkë me një mikun e saj, e shtrirë në shtrat dhe me një shishe whiskey pranë saj.

Fotoja e kategorizuar si “për të mos u botuar” është hedhur në ankand nga RR Auction, në Amherst, New Hampshire. Në foto është shënuar “shkurt 1981” dhe ka qenë periudha kur Diana dhe princi Charls shpallën fejesën e tyre.

Please follow and like us: