Albspirit

Media/News/Publishing

Majko, kameramani i votimit të reformës në drejtësi

Momenti i votimit në parim në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi është filmuar fshehtas nga një prej deputetëve. Ndoshta nga gëzimi se reforma mori votë unanime pas shumë muajsh, ose ndoshta për një tekë të momentit, deputeti ka nxjerrë celularin dhe ka filmuar kreun e Komisionit, Fatmir Xhafën dhe deputetët e PD-së që votojnë pro. Kamera shkon dhe nga kolegët socialistë. Vasilika Hysi qesh pasi ka votuar, duke mbyllur filmimin që zgjat 33 sekonda. Nga pozicioni ku është ulur duket se kameramani është Pandeli Majko. Burime pranë tij thonë se deputeti kalon shumë kohë me celularin e tij kohët e fundit. Teknologjia duket se ka magjepsur Pandeli Majkon që si shumë njerëz ditët e sotme ka krijuar varësi nga smartphone i tij.

 

http://www.ekranet.com/embed/PoBPtt48hXr6KFb/560×315

Please follow and like us: