Albspirit

Media/News/Publishing

Master në Universitetin e Arteve, ja kriteret e pranimit dhe dosja që duhet dorëzuar 

 

23-big_1462772964-8076506

Universiteti i Arteve ka përcaktuar kriteret e pranimit për të gjithë ata kandidatë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet master pranë tij.

Sipas rregulloreve, pranimet në Fakultetin e Artit Skenik, të Arteve të Bukura dhe atë të Muzikës do të bëhen në bazë të konkurseve, ndërkohë që kandidatët do të kenë mundësi të futen në to pas regjistrimit në sekretaritë mësimore.

Për të konkurruar, çdo kandidat duhet të paraqesë një dosje personale pranë fakultetit ku dëshiron të vazhdojë studimet, e cila përmban një sërë materialesh, shkruan gazeta shqiptare.

Kështu, në dosjen personale të atyre që duan të vazhdojnë studimet master pranë Fakultetit të Artit Skenik duhet të jenë: CV personale, diploma e studimeve Bachelor, lista e notave të programit të studimit të kryer, dëshmi mbi rezultatet e arritura në procesin e realizimit të programit mësimor, projekte, shfaqje, filma, ekspozita etj.

Po ashtu, dosja duhet të përmbajë dëshmitë e aktiviteteve artistike, si brenda dhe jashtë shkollës, e më konkretisht: Postera, fletëpalosje, fotografi, dhe çdo material tjetër që dëshmon aktivitetet artistike të konkurrentit.

Please follow and like us: