Albspirit

Media/News/Publishing

Më mirë Twitter dhe Facebook

Sipas një sondazhi të kryer online u arrit në përfundimin se të kontrollosh Facebook-un apo Twitter-in është më ngacmuese se sa seksi për njërëzit e zhytur në Moshën e Internetit.

Ky sondazh zgjati një javë dhe u bë në Gjermani prej filialit të Universitetit të Çikagos të degës Biznes. Ata morën një renditje të papritur. Të kontrollosh çfarë kanë thënë të tjerët, fotot, komentet apo edhe postimet e ndryshmë është më tunduese se sa seksi dhe duhanpirja.

Sipas Vilhelm Hofman, autori drejtues i sondazhit, dëshira për media është disa herë më e vështirë për t’u ndryshur për shkak se ato janë të gjindshme kudo dhe nuk kushtojnë shumë. Kjo i bën ato tejet të vështira për t’u rezistuar.

Në sondazh morën pjesë njerëz të moshave nga 18 deri në 85 vjeç duke përdorur vetëm“smartphone” duke i përditësuar vazhdimisht kërkuesit përsa i përket dëshirës së tyre për të kontrolluar mediat sociale të tyre.

Pjesëmarrësve iu kërkua gjithashtu për të treguar edhe rastet kur bënin seks, pinin alokool apo tymosnin një cigare

Si përfundim, përditësimi në Twitter dhe Facebook ishin më të vështirat për t’u rezistuar. Ato u listuan si varësi.

Please follow and like us: