Albspirit

Media/News/Publishing

Miliona euro për restaurimin e ishullit ku pushon trupi i Princeshës Diana

 

Varri i Princeshës Diana pritet të pësojë një restaurim multi-milionësh pas ankesave se është lënë pas dore.

Ishulli ku ajo u varros më 6 shtator, 1997, dhe liqeni përreth tij pritet të ridizajnohet për të shënuar 20 vjetorin e vdekjes së saj.

Më 2014, ish-kryekuzhinieri i Dianas kishte sulmuar vëllanë e saj Earl Spencer se e ka lënë pas dore shtëpinë e saj të fundit në pronën e familjes së tyre Althorp në in Northamptonshire.

Në atë kohë, Darren McGrady, që kishte gatuar për Dianën dhe Mbretëreshën, kishte postuar disa fotografi të memorialit në Twitter, që shfaqte liqenin afër varrit të saj i mbuluar me alga.

Megjithatë, atij i ishte thënë se varri i saj është i mirëmbajtur dhe është thënë se muajt e nxehtë të verës kanë shkaktuar përhapjen e algave, duke e bërë të vështirë heqjen e tyre.

E tani është bërë e ditur se zona do të pësojë një ridizajnim të madh.

Një zëdhënës i kompanisë mirëmbajtëse ka thënë: “Liqeni Oval ku Diana, Princesha e Walesit, pushon përjetësisht do të pësojë një ridizajnim të gjerë në nder të kujtimit të saj. Projekti do të përfundojë me kohë për përvjetorin e 30-të të vdekjes së saj, në gusht të vitit 2017”.

Pas vdekjes së Dianës, në zonën përreth varrit të saj ishin mbjellë 36 drunj për të shënuar çdo vit të jetës së saj.

Me gjithë numrin e madh të vizitorëve në këtë ishull, asnjëherë nuk është bërë e ditur se ku saktësisht është varrosur Princesha Diana, e cila vdiq në Paris në një aksident komunikacioni.

Please follow and like us: