Një gjykatë spanjolle e ka ndaluar kalendarin humanitar të kompanisë ajrore, Ryanair, duke e cilësuar si shumë seksist.

Kalendari, i cili publikohet që nga viti 2008, tregon stjuardesat me bikini, ndërsa nga shitjet kompania përfiton rreth një milion dollarë në vit, kurse për vitin 2014 përfitimet është dashur t’i dhurohen fondit për femrat e reja që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Megjithatë, autoritetet spanjolle konsiderojnë se kalendari ka konotacione seksuale, prandaj është ndaluar përdorimi i tij.

Sipas gjykatës, stjuardesat janë treguar si sugjerime seksuale, ndërsa trupi i femrës është përdorur në mënyrë jo të mirë, prandaj ky kalendar është i paligjshëm, diskriminues dhe i padrejtë