Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon Koçua: Karriera ime politike sapo ka filluar. Nuk bëj komente pa parë vendimin e plotë

Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka reaguar më në fund pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr mandatin. Përmes një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, Kokëdhima thotë se nuk do të bëjë asnjë koment mbi vendimin e Kushtetueses, derisa të zbardhet vendimi i arsyetuar, por sidoqoftë ai e cilëson këtë proces tërësisht politik, si dhe shton në fund se karriera e tij politike është vetëm në fillimet e veta. Më poshtë reagimi i plotë i Kokëdhimës.

Për miqtë dhe mbështetësit

Sot Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së PD për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit tim të Deputetit. Nuk do të bëj asnjë koment rreth vlerësimeve tona për integritetin e Gjykatës, profesionalizmin apo për influencimin e saj në këtë proces tërësisht politik, qysh në nisjen e tij 2 vjet më parë. Do te presim vendimin e arsyetuar, për të kuptuar më mirë dhe plotësisht natyrën e këtij gjykimi. Në këto orë, kam marrë qindra mesazhe nga të gjitha anët e Shqipërisë, por veçanërisht nga socialistët e bazës dhe mbështetësit e Partisë Socialiste, nga miqtë dhe të njohurit e mi. I falenderoj nga zemra për solidaritetin e treguar. Me apo pa mandat Deputeti, unë do të punoj pa u reshtur për Ju dhe për një Shqipëri më të mire. Gjithe jetën time kam punuar me pasion për nje jetë më të mirë jo vetëm për familjen time. Rruga ime në politikë nuk mbaron këtu. Ajo është vetëm në fillimet e saj.

 

Please follow and like us: