Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA prodhon vaksinën kundër kancerit

Shkencëtarët në Institutin Roswell Park në Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një vaksinë, për të cilën thonë se shkatërron qelizat e kancerit dhe parandalon rikthimin e sëmundjes.

Agjencia amerikane për Kontrollin e Ushqimit dhe të Barnave FDA ka dhënë lejen për prodhimin e terapisë eksperimentale, e cila do të testohet në njerëz. Instituti ka zhvilluar procesin në atë mënyrë që nga pacienti merren qelizat kancerogjene, të cilat modifikohen dhe “mësohen” të vrasin qelizat e kancerit, e më pastaj i kthehen pacientit. “’Të armatosura’ me proteina speciale, qelizat i kthehen pacientit në formën e vaksinës, e cila krijon një mori qelizash që më pastaj kërkojnë dhe shkatërrojnë kancerin”, thuhet në deklaratën e Institutit Roswell Park.

Please follow and like us: